Në takim është ritheksuar qëndrimi i njëjtë për sa i përket luftës kundër organizatave terroriste me në kryer DEASH-in dhe PKK-në në Irak dhe Siri
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Hulusi Akar, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij amerikan, Joseph Donford, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e zhvilluar në bazën ushtarake të Incirlikut në Adana të Turqisë, thuhet se është ndarë mendimi i njëjtë për çështje si lufta kundër organizatave terroriste DEASH dhe PKK, si dhe është diskutuar edhe për situata në Siri, Irak, etj.
Në një njoftim me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se Akar i ka përcjellë homologut amerikan zhvillimet më të fundit në ofensivën “Mburoja e Eufratit” dhe i ka treguar atij se qytetarët në rajonin e pastruar nga terroristët kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Akar gjatë takimit i ka bërë me dije homologut Donford se Ushtria Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë mundur të kenë shumicën e territorit të Al Bab-it nën kontroll dhe se vendi i tij do të vazhdojë të jetë aktiv në luftën kundër terrorizmit, si dhe në përpjekjet për ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe Sirisë. Ai ka vënë në dukje se ndihma e koalicionit ndaj tyre ka qenë shumë e rëndësishme në këtë kuadër.
Në takim është ritheksuar qëndrimi i njëjtë për sa i përket luftës kundër organizatave terroriste me në kryer DEASH-in dhe PKK-në në Irak dhe Siri.