Yıldırım: Turqia pret marrëdhënie më të mira me Evropën

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım gjatë vizitës sot në Maltë deklaroi se vendi i tij pret marrëdhënie më të mira me Evropën derisa Malta kryeson Presidencën me BE-në

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım gjatë vizitës sot në Maltë deklaroi se vendi i tij pret marrëdhënie më të mira me Evropën derisa Malta kryeson Presidencën me Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım pas takimit me kryeministrin e Maltës Joseph Muscat deklaroi se me kënaqësi e kanë pranuar vendimin për hapjen e Ambasadës së Maltës në Turqi dhe uroi që ambasadori i këtij vendi së shpejti të fillojë detyrën.

Ai shtoi se gjatë takimit me Muscat është diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe të vendeve të tyre, zhvillimin e tregtisë, krizën me emigrantët si dhe situatën në Siri dhe Libi.

“Bashkëpunimi ynë nuk është i kufizuar vetëm në çështjet detare, është gjithashtu i mundur edhe në fusha të tjera. Sot ne kemi nënshkruar dy marrëveshje. Këto marrëveshje parashikojnë bashkëpunim në fushën e politikës sociale, shëndetësore dhe të familjes”, tha Yıldırım.

Ai shtoi se Malta gjithmonë e ka mbështetur pa kushte Turqinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

“Ne shpresojmë se marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë gjatë kryesimit të Maltës me Presidencën e BE-së do të zhvillohen, do të hapet një kapitull i ri dhe do të fillojnë punët në marrëveshjen e Unionit doganor midis BE-së dhe Turqisë, për të cilën është vendosur se do të përditësohet”, ka thënë Yıldırım.

Yıldırım duke folur për kritikat e disa vendeve anëtare të BE-së lidhur me lirinë e medias në Turqi, i bëri thirrje BE-së të hapë kapitujt të cilët kanë të bëjë me këtë çështje në mënyrë që të gjithë lidhur me këtë të paraqesin të gjitha faktet dhe argumentet.

Sa i përket braktisjes së takimit të mbrëmshëm për çështjen e Qipros nga lideri grek, Yıldırım tha se zgjidhja gjithëpërfshirëse e kësaj çështjeje do të sjell paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Qipro.

Kryeministri i Turqisë tha se zyrtarët e Republikës Turke të Qipros Veriore më shumë angazhohen për zgjidhjen e çështjes qipriote në raport me fqinjët jugorë.

Artikulli paraprakShefi i Ushtrisë Turke takon homologun amerikan
Artikulli vijuesPrishtinë, atmosferë festive për nder të ditës së Pavarësisë