SHEHID Hasan El-Bena dhe VELLEZERIT MUSLIMANE 1906 – 1949

S H E H I D Hasan El-Bena dhe VELLEZERIT MUSLIMANE
1906 – 1949

Familja e Hasan El-Benas

Babai i Hasan el-Benas, Sheih Ahmed el-Bena ishte dijetar i madh dhe njeri i devotshëm, i ndershëm dhe gjithmonë i frikësohej Allahut xh.sh. Gjithashtu edhe nëna e tij ishte e respektueshme dhe e devotshme. Shejh Ahmedi kishte shtatë fëmijë me gruan e parë, pesë djem dhe dy vajza. Kurse me gruan e dytë kishte vetëm një vajzë.

Lindja dhe edukimi i Hasan El-Benas

Imam Hasan El-Bena ishte djali më i madh i familjes. Ai u lind në Mahmudija në Nëntor të vitit 1906. Lindja e tij ishte një mrekulli nga Allahu xh.sh. që të plotësojë zbraztirën e shkaktuar me vdekjen e udhëheqësit dinamik dhe të dashur të muslimanëve në Egjypt, Mustafa Kamil. Mjedisi i fshatit Mahmudija ishte përgjithësishtë i thjeshtë ku fshatarët jetonin një jetë tradicionale. Familja e Imam Hasan El-Benas ishte një familje e edukuar dhe e pajisur me dituri dhe histori Islame. Ata rreptësisht ndiqnin rrugën e drejtë – atë të Islamit.

Imam Hasan El-Bena filloren e mori nga babai i tij i cili e ndimoi që të mësonte me zemër Kuranin e Madhëruar dhe e bindi atë që të orjentohet në drejtimin e mësimeve Islame. Ai më pas u pranua në një shkollë të quajtur “Madrasa Ar Rasha al deenyah” në këtë shkollë ai mësoi tek dijetari Muhamed Zaran. Kur drejtimi i kësaj shkolle u ndërrua Hasan El Bena u transferua në një shkollë tjetër. Mbas përfundimit të shkollës së mesme ai vazhdoi studimet në Universitetin e Kajros. Në atë kohë kur ai donte që të regjistrohej në atë universitet ai ishte në moshën 16 vjeqare dhe duke pasur parasysh ligjet e universitetit ai nuk e plotësonte moshën për rregjistrim, por për shkak të talentit të tij të lartë ai u pranua. Në atë kohë “Darul Ulum” (emri i universitetit në të cilin ai mësoi) ishte i njohur si një Azhar i vogël. Në atë universitet mësimet bëheshin me metoda moderne ku mësohej psikologjia, politika,filozofia, sociologjia, matematika dhe linguistika. Kur ai u pranua në fakultet sëbashku me të, në Kajro u shpërngul e gjithë familja e tij. Gjatë studimeve ai kohën e ndau në dy pjesë; pjesën e parë të kohës ai ia dedikoi studimeve dhe pjesën tjetër predikimit të Islamit dhe ndihmoi babain e tij në rregullimin e arave.

Në vitin 1927 kur ai ishte në moshën 20 vjecare ai u punësua si mësues në shkollë në qytetin Ismailia ku aty qëndroi deri në vitin 1933.

Profesioni arsimtar dhe fillimi i misionit të tij

Imam Hasan el-Bena me detyrën e tij të re – arsimtar u vendos në Ismailija në shtator të vitit 1927. Gjatë kohës së lirë ai e studioi hollësisht jetën shoqërore të qytetarëve të Ismailijas me qëllim që misioni i tij të ketë efekt. Ai u përpjek që të bëhet një mësues dhe një predikues i mirë. Punën e tij e filloi nga restorantet dhe kafenetë në vend të xhamive si dhe në shumë tubime të tjera.

Në mars të vitit 1928, gjashtë persona shumë të rëndësishëm u mblodhën në shtëpinë e Hasan El-Benas , biseduan për një kohë të gjatë dhe në fund u betuan se “do të jetojnë dhe do të vdesin për Islam”. Organizimi u titullua ‘El-Ikhvanul Muslimun” apo “Vëllezërit Muslimanë”. Degët e saja me shpejtësi të madhe u hapën nëpër qendra të ndryshme sikur në Suez dhe Aleksandri. Në Tetor të vitit 1933 Hasan El-Bena u transferua në Kajro për të ndërprer punën në profesionin e tij si mësues dhe për t’ju dedikuar plotësishtë profesionit të ri – udhëheqës i “Vëllezërve Muslimanë”

Martesa dhe fëmijët e tij

Njerëzit e Ismailijas e donin Hasan El-Benën shumë. Ata përfituan frymëzim shpirtërorë nga ai. Një njeri fisnik me emrin El-Haxh Husein Es Sali u ndikua shmë nga personaliteti dhe misioni i Imam Hasanit. Ai bëri lidhje të ngushtë me të, lidhje të cilat u shtuan dita me ditë derisa El-Haxh Huseini e martoi vajzën e tij me të. Kjo martesë përputhej me ajetin e Kur’anit të madhëruar: “Një besimtarë merr një besimtare.” Imam Hasan El-Bena kishte gjashtë fëmijë me këtë grua, pesë vajza dhe një djalë. Djali i tij Ahmed Seiful Islam ishte sikur babai i ti Hasani – trim dhe i shkathët. Ai diplomoi për mjekësi dhe për shkak të aktiviteteve të tija të shumta u burgos nga policia e tiranit Xhemal Abdul Naserit. Ahmed Seiful Islami posedonte të gjitha cilësitë e babait të tij dhe kështu plotësonte thënjën arabe “Pasardhësi i luanit është luan”

Veprimtaria letrare e Hasan El-Benas

Imam Hasan El-Bena ishte një predikues dhe një reformator i vërtetë. Qëllimi i tij ishte të organizonte një grup muslimanësh të cilët jetonin dhe vdisnin për Islam. Ai donte të forconte “jetën në rrugën Islame” në Egjipt, për këtë ai i kushtoi më shumë kohë aspekteve praktike të misionit të tij dhe i ushtroi anëtarët e “Vëllezërve Muslimanë” moralisht dhe shpirtërisht. Njëherë u pyet “Pse nuk shkruani libra” ai u përgjigj “Unë shkruaj njeriun”. Megjithatë ai shkruajti shumë libra të cilat janë:

Musahirat el-Dava vel-Daijiah (Ditari i Predikimit dhe Predikuesit) Një kryevepër e punës së tij. Ky ditar është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë përmban jetën e tij personale dhe pjesa e dytë përmban aktivitetet e muslimanëve të “Ikhvanu El-Muslimun”.

Risajil El-Imam El-Shahed Ky libër është një përmbledhje e disa artikujve të cilat ai i mblodhi në kohë të ndryshme të jetës së tij. Detalet e këtyre artikujve janë:

Risale-tul-Taleem Kjo broshurë përmban udhëzime të cilat ai ua dedikoi atyre që ishin anëtarë të përhershëm të “Ikhvan El-Muslimun”. Ai sqaron dhjetë parimet themelore të Betimit të Besnikërisë, që janë:

1 – Urtësia
2 – Sinqeriteti
3 – Veprat
4 – Xhihadi
5 – Sakrifica
6 – Bindja
7 – Qëndrueshmëria
8 – Koncentrimi
9 – Vëllazëria
10 – Besimi reciprok

Në fund Imam Hasan El-Bena sqaron përgjegjësitë e anëtarëve në të gjitha sferat e jetës mbasi të kenë dhënë Betimin e Besnikërisë. Ai gjithashtu sqaron rregullat e sjelljes të cilat ata duhet tu përmbahën.

Risaletul Xhihad Ky pamflet lëshon dritë në obligimet, rëndësitë dhe dobitë e Xhihadit. Ky pamflet u shkruajt atëherë kur “Vëllezërit Muslimanë” kishin ndërmarrë aksione kundër çifutëve në Palestinë.

Davatuna Fi Tour-i-Xhedid – do të thotë ‘Misioni ynë në një skenë tjetër”. U shkruajt atëherë kur lëvizja “Ikhvan” mori një inerci shumë të madhe tek besimtarët dhe kur kundërshtarët filluan të shprehin dyshimet e tyre ndaj kësaj lëvizjeje. Kështu Imami sqaroi çdo aspekt të kësaj organizate. Në kërkesën e përë ai sqaroi se misioni i tyre nuk ishte i limituar në një grup por ishte botërore – për të gjithë njerëzit. Së dyti ai spjegoi se lëvizja bazohej në Iman (besim) dhe arsye. “Ne duam të formojmë shtetin Islam në Egjipt, i cili do t’i miratojë parimet e Islamit, t’i bashkojë arabët dhe të punojë për mirëqënjën e tyre, t’i çlirojë tërë muslimanët e botës nga tirania dhe shtypja, të përhapë Islamin dhe t’i zbatoje ligjet e Allahut.”

El Risail Eth-Thelathe Është një përmbledhje e tre pamfletëve. Artikulli i parë titullohet “Cili është misioni ynë” i dyti ” Si ndahën njerëzit” dhe i treti “Mesazhi i dritës”. Në fakt artikulli i tretë është një letër të cilën Imam Hasan El Bena e shkruajti për mbretin e egjiptit, Shah Faruk, kryeministrin Nihas Pashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të Shtetit Islamik në vitin 1936. Në këtë letër ai në fillim sqaroi parimet e Islamit, kulturën dhe civilizimin hollësishtë. Ai e ndiente vetën keq që muslimanët duhet të adaptoheshin me rregullat e jetës simbas sistemit përëndimor. Për këtë ai bëri një krahasim në mes rrugës Islame të jetës dhe asaj përëndimore. Në mbyllje ai përmënd se Islami është zgjedhja e e të gjitha problemeve dhe garanton zhvillimin dhe lulëzimin e shtetit musliman.

Krahasim mes të kaluarës dhe të tashmës Është pamfleti i parë i Hasan El Benas. Është shkruajtur pak para fillimit të luftës së parë botërore. Në këtë pamflet ai ka sqaruar parimet e Islamit dhe aspektet reformatike të Ummetit. Në fillim ai sqaron bashkësinë e parë Islame e cila u themelua nën dritën e Kur’anit të shënjtë dhe nën drejtimin e Profetit, Muhammedit a.s.. Argumentimi i tij i dytë i përket shkakut të dobësimit dhe shkatërrimit të muslimanëve. Në fund ai përmënd se “Vëllezërit Musliman” e udhëzojnë njeriun drejt shpëtimit të përhershëm.

Risaletul Moatama-ul Hamis Ky është një fjalim që Imam Hasan El Bena e mbajti me rastin e Pesëvjetorit të Konferencës së Vëllezërve Muslimanë. Në këtë fjalim ai vlerëson arritjete që i bëri lëvizja gjatë dekadës së kaluar.

El Ihvanul Muslimun nën flamurin e Kur’anit Gjithashtu edhe ky është një fjalim i cili u mbajt nga Hasan El Bena me 4 prill para asamblesë së madhe të mbajtur në Kajro në selinë e Ihvanëve. Në këtë fjalim u trajtuan qëllimet dhe synimet e Ihvanul Muslimun dhe detyrat e të rinjëve. Ishte një thirrje kryengritëse kundër forcave fashiste që kishin shkatërruar shoqërinë Egjiptiane.

Vështrimi i problemeve nacionale në dritën e sistemit Islam Ky pamflet është i shkruar nga Imam Hasan El Bena menjëherë mbas krijimit të Pakistanit. Në këtë pamflet trajtohën problemet politike të egjiptit dhe shteteve tjera muslimane. Gjithashtu trajtohën problemet e pakistanit të porsalindur i cili gjindej përballë agresionit të armatosur të idhujtarëve të Indisë të ndihmuar nga blloku komunist. Ai ndau problemet kombëtare në dy grupe dhe prezentoi sugjerime për zgjidhjen e tyre. Në pjesën e parë ai trajton të gjitha dëmet e sistemit mbizotërues të qeverisë dhe paraqet parimet Islame për rregullimin e këtyre dëmeve, dhe në pjesën e dytë trajton sistemin ekonomik duke sqaruar Sistemin ekonomik Islam si mjet për kurimin e sëmundjeve (problemeve) ekonomike si pasojë e ekonomisë përëndimore.

Leksionet dhe këshillat e Imam Hasan El-Benas

Fjalimet e shkurtëra dhe udhëzimet fetare të Imam Hasan El Benas u përmblollën në një libër, e që është një thesar i diturisë. Ai u jepte këshilla dhe udhëzime shokëve të tij dhe anëtarëve të “Vëllezërve Muslimanë” nga koha në kohë, udhëzime dhe këshilla të cilat më pasë u bashkuan në trajtën e një libri.

Martirizimi i Shehid Imam Hasan El Benas

Imam Hasan El Bena kaloi një jetë të vështirë nga që nga lindja deri në momentet e fundit të jetës së tij. Ai pothuajse nuk kishte kohë të pushonte, e gjithë jetën e tij ia dedikoi Islamit dhe mirëqënjës së muslimanëve. Jo vetëm që ishte aktivist por edhe njeri i devotshëm, falte shumë namaz dhe lexonte Kur’an dhe hadithe të Pejgamberit a.s. rregullishtë. Jetën e tij në këtë botë e përfundoi si dëshmorë në rrugë të Zotit më 12 Shkurt 1949 në rrugën kryesore në qëndër të Kajros, duke marrë kështu titullin më të shenjtë në Islam e që është SHEHID. Atë e vranë armiqët e Islamit të cilët mënduan se me vrasjën e tij do vrasën Islamin, do shuajn [do lëvizje dhe përpjekje që Islami një ditë të kthehet në jetën praktike te njerëzve dhe udhëheqësve. Ata menjëherë pas vrasjes së tij i konfiskuan të gjitha zyret dhe qëndrat e “Vëllezërve Muslimanë”, me qindra aktivistë të kësaj lëvizje i burgosën, torturuan dhe shumë prej tyre u pushkatuan. Por, edhe pse e vranë Hasan El Benan ata nuk arritën ta shuajn lëvizjën, përkuandër me vrasjen e tij ata i dhanë më shumë vrull lëvizjes duke e bërë atë një ndër lëvizjet Islame më të shtrira në mbarë botën.

Artikulli paraprakALIJA IZETBEGOVIQ (Allahu e mëshiroftë)
Artikulli vijuesShejh Abdul Aziz ibën Abdull-llah Ibën Baz