Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, këto ditë është duke qëndruar në Katar, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të atjeshëm të cilët i ka falënderuar për ndihmën që i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin Kosovës.
Në një shkrim të publikuar në portalin “thepeninsulaqatar.com”, thuhet se gjatë vizitës së tij në Drejtoratin e Përgjithshëm të Financave në Ministrinë e Çështjeve Fetare dhe Islame, Tërnava ka theksuar rolin e kësaj Ministrie përgjatë historisë në zhvillimin e komunitetit, promovimin e solidaritetit dhe plotësimin e nevojave për të varfrit, transmeton Koha.net.
Por, në këtë shkrim, Myftiut Tërnava i janë referuar se “Sheikh Tërnava”.
Info: Termi “Sheik” është një term arab që i referohet më të mëshuarit të fisit, një Zoti, një njeriu të nderuar të moshuar apo një dijetari islam. Sheik ose Shejhu gjithashtu mund t’i referohet: Shejh (sufizmi), një udhëheqës Sufi./Koha.net
Zakonisht përdoret si term respekti dhe nderimi që i bëhet dikujt i cili mbartë një pozitë, gjë që i pengon Kohës Ditore!