Shejh Albani "ja shpëton jetën" Shqiptarit (Ngjarje e vitit 2014)

Zakonisht ndodh që jetët e njerëzve të shpëtohen nga duart e pengmarrësve pas ndonjë kompensimi material, operacioni policor ose ushtarak, por rrallë ndodh që një person të shpëtojë falë emrit dhe origjinës së tij.

Shqiptari Eduard Thartori, është njëri nga ata fatlumët, i cili duke treguar për origjinën e tij, kishe shpëtuar nga një pengmarrje e mundshme.

Ai në rrjetin social Facebook ka sqaruar se si në Libinë e sapodalë nga Revolucioni (rrëzimi i diktatorit Muhamer Gadafi), gjatë kohës që shërbente si përkthyes i një delagacioni shqiptar, po ndodhte e tërë ngjarja.

Thartori sqaron se pas një jave të ngjeshur me takime (duke shërbyer si përkthyes i delegacionit zyrtar të Shqipërisë), në momentin kur po ktheheshin në hotel për t’i marrë valixhet, për tu kthyer në atdhe, kishte ndodhur një problem serioz. Delegacionit iu ishte pamundësuar, nga ana e disa të rinjve të gjymtuar nga lufta (tash të pakënaqur me gjendjen e tyre), të cilin e kishin marrë peng hotelin, që të hynin në hotel (në të cilin ata ishin vendosur gjatë kohës që po qëndronin ne Bengazi- qytet libian) dhe t’i merrnin valixhet( në mesin e të cilave kishte dokumente kredenciale).

Dokumentet kredenciale e kishin shtyrë Thartorin që të rrezikonte dhe të hynte fshehtas në hotel për t’i marrë me vete valixhet të cilat kishin dokumente të rëndësishme, e që kjo nuk kishte se si të mos vërehej nga ana e pengmarrësve të hotelit.

Ai pasi kishte shtir në dorë plot dy karroca me valixhe, ishte detyruar që tash (në këtë gjendje) të kërkonte zgjidhje, duke vendosur kështu që të paraqitej te pengmarrësit, ndonëse jeta e tij ishte në pisk.

Ai pa një pa dy hyn në sallën, në të cilën sipas tij, po qëndronin dy prej të mëdhenjve (nga pengmarrësit) duke kërkuar leje që të dilte prej aty, por befasia e madhe ndodhi kur njëri nga pengmarrësit e pyeti se prej nga ishte dhe ky tregon se vjen nga Shqipëria( Albania).

Njëri nga pengmarrësit e pyeti i habitur: “Nga vendi i Shejh Nasirudin Albanit” (i njohur si dijetari i shekullit të kaluar i fesë islame, në shkencën e hadithit, familja e të cilit në vitet e 20-ta ishte larguar nga Shkodra në drejtim të Damaskut). 
Thartori ishte përgjigjur: “Po. Mund të më llogaritësh pa frikë si gjakun e tij”.

Me të kuptuar ndjeshmërinë e pengmarrësve për Shejh Albanin, ai kishte vazhduar duke i pyetur ata se “A do t’ju bënte zemra që t’i bënit keq Shejh Albanit, atëherë unë jam një nga nipat e tij”, fjalë të cilat u bën shkaktare që Thartori të kalonte pa ther në këmbë nga pengmarrësit.

Postimi i plotë:

EMRI SHQIPTAR ME SHPETOI JETEN.

Nga: Eduart Thartori

Ngjarje e perjetuar..

 

Ne nje vend te sapo dale nga lufta eshte e veshtire te besosh se nuk do jesh ti personi i rradhes qe mund te haje plumbin, qofte edhe plumb qorr, qofte edhe per inat te dikujt, qofte edhe kot.

Kjo qe na ndodhi ishte vertete e cuditeshme..

Bengazi, hoteli Tibesti. Vendi ku mblidheshin delegacionet e huaja dhe media nderkombetare per te mbuluar ngjarjet e Revolucionit libian.

Isha pjese e nje delegacioni zyrtar si perkthyes..
Pas nje jave te ngjeshur me takime te zyrtareve te larte te Revolucionit, po ktheheshim ne hotel Tibesti per te bere gati plackat tona. Te nesermen ne shtate e nje cerek kishim orarin e avionit, te pakten dy ore perpara duhej te ishim ne Benina (aeroporti i Bengazit)

Sapo arritem ne hotel nga darka, pame disa djem te rinj te cilet po protestonin te gjithe kishin nga nje problem ishin te gjymtuar nga lufta. Por problemi ishte se te gjithe ishin te armatosur me arme te lehta. Ne grupin tone kishim nje diplomat te rendesishem te kombesise shqiptare. Sapo u afruam nuk na lane te hynin, madje na drejtuan armet duke na thene se hoteli eshte marre peng. U munduam ti sqarojme se ne jemi miq dhe jemi muslimane njesoj si ata. Madje i thame edhe se avioni jone nisej pas pak oresh dhe na duheshin valixhet patjeter. Por morem si pergjigje disa shtytje me qytat e kallashnikoveve. Kur pame se situata po dilte jashte kontrollit (Sepse ata ishin shumica djem jo me te medhenj se 20 vjec) e pame te udhes te terhiqeshim dhe te conim ne vend te sigurte diplomatin tone. 
Shoqeruesit tane te sigurise na moren ne mbrojtje. Sigurisht qeveria nuk donte te perplasej me protestuesit e armatosur, por nuk donte as skandal diplomatik.

Na strehuan ne nje tjeter hotel. Mirpo problemi ishin valixhet tona. Aty kishte dokumenta kredenciale. 
Na u tha se nuk eshte e mundur te negociohet me pengmarresit e hotelit. E vetmja menyre per te marre valixhet tona ishte te depertonim fshehurazi. 
I vetmi person qe mund te ishte i pershtatshem per kete mision, ishte ai qe ishte i delegacionit dhe dinte arabisht. Keshtu me zgjodhen mua sepse une i plotesoja dy kushtet. ..

Bashke me dy cuna nga sigurimi Libian arritem te futeshim ne hotel ne nje moment kur pengmarresit po hanin syfyr (Sepse ishte Ramazan)

Pasi i mblodhem te gjitha valixhet dhe u vertetua se asgje nuk mungonte tani problemi ishte si do te dilnim pa rene ne sy. Kishim dy karroca plot me bagazhe.

Ketu u thash dy shoqeruesve te mi se do te shkoj vete e do bisedoj me pengmarresit, nuk mund te dalim ndryshe.

Shkova drejt atyre me te medhenjve qe qendronin ulur. Pasi u dhashe selam u thashe: Miqte e mi, me vjen keq per problemet tuaja, E shpresoj se do te gjeni zgjidhje. Nuk do tju them sesi hyra ketu, por nuk doja te dilja nga ky vend si hajdut. Mendova qe tju kerkoj leje per te dale duke respektuar protesten tuaj. (Ta them te verteten po te gjeja mundesi te largohesha do isha zhdukur) 
Njeri prej tyre me pyeti per origjinen time. I thashe se jam Shqiptar (Albani) 
nje tjeter i habitur me pyeti: Albani? nga vendi i Shejh Nasirudin Albanit? Po i thashe, mund te me llogarisesh pa frike si gjakun e tij. 
A do ta bente zemra ti beje dem Dijetarit te njohur Nasirudin Albanit? Atehere une jam n
je nga nipat e tij.. 
Pasi i thashe keto, menjehere ndryshuan qendrim ndaj meje. 
Te na falesh o vella, me thane. Ne nuk kemi asgje me ju, thjesht ky eshte presion per qeverine tone. Por gjithsesi ne nuk do ti benim keq nje muslimani aq me teper nje shqiptari qe ka te njejtin gjak me dijetarin me fame boterore Nasirudin Albanin.

Keshtu na lejuan te dilnim pa problem me dy karrocat tona me bagazhe.

Gjumin e asaj nate e bera ne karriket e aeroportit dhe pastaj ne avion rruges se kthimit.

Allahu e meshirofte dijetarin e madh Nasirudin Albanin. Edhe pas vdekjes ma shpetoi jeten emri i tij.

Artikulli paraprakÇfarë u ndodhi myslimanëve të parë të Amerikës?
Artikulli vijuesTragjedi: Nëna mbyt në rezervar foshnjën e sapolindur