Shejtani

Shejtanet e ndryshëm dhe metodat e tyre

Të nderuar vëllezër, vërejtjet e shumta kur’anore të cilat na tërhjekin vërejtjen kundër shejtanëve janë përmendur në aq shumë ajete sa që e kemi vështirë tash në këtë vend që t’i tubojmë të gjitha, por fillimisht duhet që çdo musliman të dije se shejtani është armiku i tij më i përbetuar, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala, në suren Isra, ajeti 53: “Me të vërtetë shejtani është armik i hapur i njeriut“.

Prandaj vëlla musliman kij kujdes nga metodat e tij të fëlliqura sepse ai disa herë përdorën:

-metodën e frikësimit tek frikacakët, siç thotë i Lartmadhëruari në Kur’an: “ai është shejtani, i frikëson ndjekësit e tij, e mos iu frikësoni atyre por Mua më frikësoheni“ (Ali Imran: 175);

-metodën e zbukurimit, siç thotë Allahu i Lartmadhëruar në Kur’an: ”kur shejtani atyre ua beri veprat e tyre (të këqija-haramet) të bukura dhe iu tha: sot nuk ka kush prej njerëzve që ju mundën… “(Enfal: 48) dhe poashtu thotë Allahu, subhanehu ve teala, se: “(Iblisi) tha: Zoti im, për shkak që më përzune, unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i mashtroj (largoj nga rruga e vërtetë)“. (Hixhr: 39);

-metodën e istihvadhit ndaj njerëzve. (Istihvadh d. t. th. kaplim, mbisundim, nënshtrim, vërshim në të gjitha anët, moslënie rahat asnjëherë) Siç thotë Allahu, subhanehu ve teala, në Kur’anin fisnik: “ata i ka nënshtruar (istihvadh) shejtani dhe ua ka bërë që ta harrojnë të përmendurit Allahun… “ (Muxhadele: 19)

-metodën e mbjelljes së urrejtjes dhe armiqësisë në mesin e njerëzve, siç thotë Allahu xhel-le ve ala në Kur’an: “por shejtani dëshiron që të mbjellë në mes juve armiqësinë dhe urrejtjen… “ (Maide: 91);

-metodën e vesveses, siç thotë Allahu xhel-le ve ala në Kur’an: “(shejtani) i cili ban vesvese në gjoksat e njerëzve“ (Nas: 5);

Prandaj pra, ulemaja janë unanim se janë dy lloje shejtanësh edhe atë:

1-shejtani xhinn dhe

2-shejtani njeri,

edhe ate bazuar në ajetin e 5 të sures “Nas” ku Allahu, xhelle shanuhu, thotë: (shejtani) prej xhinëve dhe njerëzve i cili ban vesvese në gjoksat e njerëzve“, dhe në ajetin 112 të sures En’am, në të cilin Allahu na tërhjek vëmendjen dhe na ban me dije se çdo pejgamberi i ka dërguar armik-shejtan dhe në të njejtën kohë na ban me dije për llojet e tyre, e kështu duke na treguar për llojet e tyre thotë: “dhe kështu çdo pejgamberi i bëmë armiq nga shejtanët njerëz dhe xhinn që njëri tjetrit i sinjalizojnë me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë në mashtrime. . “

Ulemaja shkuan deri në mendimin sa që thanë se shejtani njeri (shejtanul insi) është më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se shejtani xhinn (shejtanul xhinni), prandaj muslimani duhet të ruhet më shumë nga ky shejtan dhe ta njohë mirë atë e t’ia njohë disa drredhi dhe metoda që i ka, e që Allahu do na mbrojë nga ata.

Ata (ulematë) kanë thënë se:

– çdonjëri që bashkëpunon me Iblisin, apo është prej ushtarëve të tij që mashtrojnë dhe largojnë nga e vërteta dhe bën të dashur munkerin (veprën e shëmtuar) dhe kurvërinë, është shejtan;

– çdonjëri që bën përpjekje apo nxit apo është pjesmarës në largimin dhe pengimin e njerëzve nga rruga e Allahut, është shejtan;

– çdonjëri që thirrën në rrugët e batilit (të pavërtetës) me çfardo loji metode apo mënyre apo preteksi, është shejtan ;

– çdonjëri që përpiqet në ndarjen e dy çifteve bashkëshortore që duan njëri tjetrin në hallall, është shejtan ;

– çdonjëri që shkakton fitne në mesin e njerëzve, është shejtan ;

– çdonjëri që shkakton fesat dhe e nxit atë , është shejtan ; etj,

Shejtani i këtij lloji, pra njeri, është më i rrezikshëm se vet Iblisi sepse Iblisi: ”gjithsesi se kam t’i mashtroj që të gjithë ata përveç robërve Tu (o Zot) që janë shumë të sinqertë” (Hixhr: 40) dhe ka thënë: ”unë gjithsesi do t’i shfarros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice”(Isra: 62).

Iblisi pra, nuk dëshiron mbisundim mbi të gjithë kurse ky lloj shejtani (shejtani njeri) kërkon të mbisundon të gjithëve pa përjashtim me të gjitha format e fitneve, të mashtrimeve dhe të devijimit. Kurse Allahu, subhanehu ve teala, në Kur’an ka thënë: ”kërko mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar” (Nahl: 98) dhe nuk ka thënë “kërko mbrojtje tek Allahu nga Iblisi” për shkak të numrit të shumtë të gjinive dhe llojeve të shejtanëve të cilët largojnë nga rruga e Allahut, subhanehu ve teala.

Sa shumë armiq kanë pasur pejgamberët nga shejtanët njerëz të cilët u paraqitën në çdo kohë dhe vend, të cilët i pengonin pejgamberët që ta përcjellin mesazhin hyjnor deri tek njerëzit, saqë disa prej pejgamberëve edhe i vranë!

Allahu, xhel-leshanuhu, ka lajmëruar për cilësitë e shejtanëve të këtillë në Librin (Kur’anin) e Tij që kemi mundësi përmes tyre edhe t’i njohim.

Kështu pra, na ka lajmëruar se prej natyrës së tyre është mendjemadhësia dhe krenaria, kërkim të lartësimit në tokë dhe rrefuzim të çdo gjëje që nuk del nga ata pa qoftë ajo edhe e vërtetë dhe e dobishme.

Ky shejtan e armiqëson dhe e kundërshton hakun nëse del nga tjetërkush e jo nga ai. Me të vërtetë ai urdhëron në të keqe me të gjitha llojet dhe format e tij dhe në çdo mënyrë ua bën njerëzve ta duan dhe dëshirojnë kurvërinë.

Të këtillët i shohim sot, se si :

-fesadin e emërojnë reformë në të mirë;

-komplotet, fitnet e ndryshme dhe shkeljen e premtimeve i emërtojnë çlirim ;

-të tradhtuarit Allahun dhe daljen nga Mil-leti (feja ) e Ibrahimit, alejhis-selam, e emërojnë patriotizëm;

-kryerjen e kurvërisë e emërojnë qytetërim ;

-devijimin dhe largimin nga e vërteta e emërojnë si civilizim dhe prosperitet ;

-lënien pas dore dhe shkeljen e dispozitave të Librit të Allahut (Kur’anit) dhe mosveprimin sipas tij e emërojnë progres dhe bashkëecje me aktualitetin bashkëkohor.

Prandaj, besimtari duhet që të kërkojë sa më shumë mbrojtje (eudhu bil-lahi-n) nga Allahu, subhanehu ve teala, prej shejtanit të mallkuar i cili thotë: ”…për shkak se më humbe mua, une do t’u ulem atyre në rrugën Tënde të drejtë, mandej do t’u sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe e majta e tyre dhe shumica e tyre nuk do të të falemenderojnë ” (A’raf : 16-17)

Sherri i këtyre shejtanëve është bërë i madh, ushtarët dhe miqët e tyre janë shtuar shumë, fitnet e tyre kanë vërshuar shumë, saqë tregtojnë me trurët, me turbullimin e të menduarit, me ndryshimin e fakteve , llojllojshmërimit të batilit (të pavërtetës) dhe distribuimit të tij me ngjyra të llojllojshme.

Prandaj dijetarët kanë vendosur dhe kanë thënë se :

-ai që hesht përpara hakut (të vërtetës) është shejtan i heshtur;

-ai që flet me të pavërtetë (batil) dhe nxiton në të, është shejtan që flet;

-penguesi i njerëzve që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, është shejtan

-ai që rezillëkun e bën të dashur me çfardolloji mënyre qoftë, është shejtan;

-ai që kurvërinë e bën të dashur në mësin e njerëzve në çfardo mënyre dhe e përhap atë, është shejtan;

-ai i cili punon në heqjen e turpit nga shoqëria, është shejtan;

-gazetari i cili shkruan shkrime që janë në kundërshtim me sheriatin e Muhammedit a. s. dhe me Mil-letin e Ibrahimit a. s. , është shejtan ;

-shkrimtari i cili shpërndan material që e prish moralin, është shejtan ;

-ai i cili i mashtron njerëzit përmes fjalëve apo punëve të tija që t’i emitojnë armiqt e Allahut dhe armiqt e pejgamberëve të Tij përmes veshjes, modës, festimit të festave të ndryshme, është shejtan sepse ai flet përmes gjuhës së situatës në të cilën gjendet apo gjuhës së cilësive që i ka dhe thotë për mosbesimtarët se: ”ata janë në rrugë më të drejtë se ata që besuan (besimtarët)”! (Nisa : 51)

Të këtillët i gjejmë se si shpenzojnë pasuri të majme në pengim nga rruga e Allahut, subhanehu ve teala, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala, në Kur’anin fisnik : ”shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem”! (Enfal: 36)

Andaj pra duhet patur kujdes nga shejtanët e këtillë sepse Allahu, subhanehu ve teala, thotë: ”e nëse u bindesh (i rrespekton) shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut…”(En’am: 116)

I lutemi Allahut, subhanehu ve teala, që të na mbrojë nga shejtanët e këtillë e në veçanti t’i mbrojë të rijntë dhe të mos lajthitin nga e vërteta, Amin!

(Pjesë nga hutbeja e mbajtur me 12. 03. 2004 në xhematin shqiptar » el Buhari »-Wien )

Artikulli paraprakHadithe të shenjta (Kudsijj)
Artikulli vijues30 këshilla për të bërë gruan tuaj të lumtur