Beteja e Çanakkalasë e njohur edhe si beteja në Galipol është njëra nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore
ÇANAKKALE (AA) – Me rastin e shënimit të 101 vjetorit të betejës detare në Çanakkala, rreth 100 shoferë të oldtajmërëve bashkë me veturat e tyre kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në siujdhesën Galipol, qarku i Çanakkalasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkë me veturat e tyre, në Galipol kanë ardhur pronarë nga vende të ndryshme të Turqisë, 27 nga të cilët janë qytetarë të Stambollit.
Të pranishmit, në mesin e të cilëve pjesëtarë të Lidhjes së pronarëve të parë të automobilëve klasik në Turqi (TIKOD) nderuan të rënët në luftë.