SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË MIRË
Gjatë shqyrtimit të rrethanave të vdekjes, është e udhës që të tregohen ato shenja të cilat parashikojnë përfundimin e mirë për besimtarin, që do të thotë ekzistim të lumtur (jetë në këtë botë [dunja]) dhe përfundim të lumtur (jetë në botën tjetër [ahiret]).
1. Shqiptimi i shehadetit
I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u urdhëroi atyre që janë pranë personit gjatë vdekjes, që ta nxisin për shqiptimin e fjalëve të shehadetit – të dëshmuarit për teuhidin (Njëshmërinë e Zotit). Kjo është përmendur në shumë hadithe. Do të përemndim hadithin në vijim:
“Nxitne personi në prag të vdekjes që të thotë: La ilahe il-lall-llah. Ai i cili fjalën e fundit që e shqipton e ka La ilahe il-lall-llah, do të hyjë në Xhennet ndonjëherë, po edhe nëse e gjen diçka që e ka gjetur para asaj”.[1]
Besimtari i cili sinqerisht dëshmon se All-llahu është Një, më në fund do të hyjë në Xhennet. Megjithatë, është e mundur që ata të cilët janë mëkatarë dhe të padëgjueshëm ndaj All-llahut një kohë të caktuar do ta kalojnë në zjarrin e Xhehennemit, si pastrim nga mëkatet – me supozim se nuk janë penduar sinqerisht apo kanë bërë vepër të caktuar si fajshlyerje nga mëkati. Sidoqoftë, vetëm All-llahu ka të drejtë të vetme që t’i ndëshkojë apo t’i mëshirojë; prandaj çdo musliman duhet të nxitojë që të pendohet dhe gjithmonë është kërkojë falje nga All-llahu. Krahas kësaj, njeriu duhet të bëjë vepra të mira të cilat i don All-llahu, sepse veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat.
2. Vdekja në fushëbetejë
Xhihadi në Islam paraqet luftë të shenjtë e cila për qëllim ka aplikimin e fesë së All-llahut në Tokë dhe mbrojtjen e bashkësisë muslimane dhe shtetit islam. Ai i cili vdes në një luftë të tillë është shehid (dëshmor). Ai është i shpërblyer me nder të posaçëm dhe pranon Mëshirë nga dhumtitë e All-llahut – me shpërblim përkatës për ata të cilët jetën e tyre e flijojnë vetëm për hir të All-llahut. All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’an:
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve”. (Ali Imran: 169-171)
All-llahu na udhëzon drejtpërdrejtë për ata që kanë rënë duke luftuar në një luftë të tillë, duke bërë xhihad, mos t’i konsiderojmë për të vdekur, sepse në të vërtetë, ata janë të gjallë dhe jetojnë një jetë shumë më të bukur, më të lumtur dhe më bujare sesa kjo në Tokë. Shpirtrat e tyre janë të lira që të kalojnë nëpër kopshtet e Xhennetit dhe të kënaqen në disa nga kënaqësitë që i ofrojnë ato. Në një hadith të vërtetë janë përshkruar disa nga mëshirat e posaçme me të cilat janë të përfshirë shehidët.
“All-llahu për atë që ka rënë duke luftuar në rrugë të All-llahut (shehidin) ka përgatitur gjashtë[2] nderime të posaçme: në derdhjen e pikës së parë të gjakut i falen atij mëkatet, e sheh vendin e tij në Xhennet, sigurohet nga vuajtjet dhe tmerret e va*rrit “el-faz’ul-ekber” (frika e madhe)[3]; në kokën e tij i vihet kurora e lavdisë; martohet me gra nga hyritë e Xhennetit dhe ndërmjetëson për shtatëdhjetë veta nga të afërmit e tij”.[4]
3. Vdekja në rrugë të All-llahut
Nëse muxhahidi (luftëtari) nuk vritet në fushëbetejë, por vdes nga vdekja natyrore apo në fatkeqësi derisa është në rrugë të All-llahut, ai edhe më tej konsiderohet shehid dhe do të kënaqet nga dashamirësia dhe dhuntitë e All-llahut.
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë na e bëri të qartë përmes këtij hadithi:
“Secili që del në rrugë të All-llahut, e pastaj vdes apo vritet është shehid; ai është shehid edhe nëse bie nga deveja apo kali (gjatë luftës/xhihadit), apo e kafshon ndonjë kafshë helmuese[5] (gjatë luftës/xhihadit), apo edhe nëse vdes në shtratin e vet për çfarëdo shkaku (tjetër) të cilin e jep All-llahu (gjatë luftës/xhihadit). Ai është shehid dhe për të është Xhenneti”.[6]
Luftëtari i cili është në gjendje gatishmërie (vigjilent) për xhihad dhe në atë gjendje edhe vdes, konsiderohet shehid. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Çdo të vdekuri i mbyllen veprat e tij (zemrës së tij)[7], përveç atij që ka vdekur në gjendje gatishmërie në rrugën e All-llahut, atij i shtohet puna e tij Ditën e Kijametit dhe sigurohet nga sprovimi i varrit”. Në një version tjetër, të cilin e transmeton Et-Tabarani, qëndron se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dhe do të ngritet si shehid në Ditën e Gjykimit”.[8]
4. Vdekja gjatë sëmundjes apo fatkeqësisë
Vdekja, e cila është shkaktuar nga sëmundjet apo fatkeqësitë e caktuara, siç është përmendur në Sunnet, gjithashtu mban lajmin për përfundimin e mirë. Ky hadith ka të bëjë konkretisht me murtajën:
Trans*me*tohet nga Aisheja [radijall-llahu anha] se ajo e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për murtajën dhe ai e ka lajmëruar se: “Ishte dënim (vuajtje) që All-llahu ia dërgonte kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është për*ha*pur murtaja dhe që qëndron në ven*din e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-lla*hut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë për*veç asaj që All-llahu ia ka për*cak*tu*ar – e që të mos e ketë shpër*bli*min e shehidit”.[9]
Krahas atyre që janë vrarë në rrugë të All-llahut, ekzistojnë shtatë sosh që konsiderohen shehidë: ai i cili vdes nga murtaja, ai cili ngulfatet, ai cili vdes nga pleuritisi[10], sëmundjet e barkut[11], ai i cili vdes në zjarr, ai i cili vdes nën gërmadha[12] dhe gruaja e cila vdes gjatë shtatzënisë apo lindjes.[13] (Në transmetimin e Ahmedit qëndron edhe vdekja nga tuberkulozi).[14]
5. Vdekja gjatë mbrojtjes së të drejtave personale
Ata që vdesin duke mbrojtur veten, familjen, pasurinë dhe fenë e vet apo çdo të drejtë tjetër ligjore apo ata të cilët padrejtësisht janë vrarë nga ata që zbatojnë padrejtësi apo tirani, konsiderohen shehidë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Ai i cili vritet duke mbrojtur pasurinë e vet apo pronën e vet është shehid; ai i cili vdes duke mbrojtur familjen e vet është shehid; ai cili vritet për shkak të fesë[15] së tij është shehid; dhe ai i cili vdes duke mbrojtur vetveten është shehid”.[16]
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ai vdekja e të cilit është pasojë e tiranisë apo padrejtësisë[17] së dikujt është shehid”.[18]
6. Vdekja ditën e premte (xhuma)
Për ata besimtarë muslimanë të cilëve All-llahu ua merr shpirtin ditën e premte, ditë kur falet namazi i xhumasë, All-llahu i Lvdëruar dhe Lartësua ka lëshuar Mëshirë të posaçme.
Transmetohet se pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Çdo musliman që vdes ditën e premte (xhuma) apo në fillim[19] të asaj dite, All-llahu e mbron atë nga sprovimi i varrit.”[20]
7. Vetulla e djersitur gjatë vdekjes
Vetulla e djersitur në prag të vdekjes gjithashtu është shenjë e cila sjell lajme të mira për muslimnaët.
Burejde ibn El-Hasib [radijall-llahu anhu] transmeton se kishte qenë në Horasan ku kishte një vëlla të sëmurë dhe e kishte gjetur në prag të vdekjes, vetulla e të cilit kishte qenë e mbuluar me djersë. Pastaj kishte bërtitur:
“All-llahu ekber! Me të vërtetë i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Vdekja e besimtarit është (e përcjellur) me djersë në vetull”.[21]
8. Vdekja gjatë apo pas kryerjes së veprave të mira
Konsiderohet si shenjë e mirë kur vdekja vjen gjatë kryerjes së veprave të mira, si shenj e devotshmërisë, ibadetit apo shumë pak pas kryerjes së të njëjtave. Shumë hadithe të të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vërtetojnë një gjë të tillë:
“Kush shqipton sinqerisht shehadetin (La ilahe il-lall-llah), duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut dhe këtë e ka të fundit, do të hyjë në Xhennet. [22] Kush ka agjëruar atë ditë, duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut dhe këtë e ka të fundit, do të hyjë në Xhennet. Kush jep sadaka, duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut dhe këtë e ka të fundit, do të hyjë në Xhennet”.[23]
All-llahu i Gjithfuqishëm me bamirësinë dhe mëshirën e Vet le të na dhurojë dashamirësi dhe mëshirë, ashtu që shpirtrat të na mirren derisa ejmi në gjendjen më të mirë, le të na mbrojë nga vuajtjet e varrit dhe zjarri i Xhehennemit. All-llahu le të na fusë në mëshirën e Vet të pafund në Xhennet pa përcaktimi dhe dhënien e llogarisë. Me të vërtetë All-llahu është i Gjithëmëshirshëm, Ai i cili falë, Mëshiruesi.
Nga libri: „Qartësimi i misterit të vdekjes“, Mustafa el-Kanadi
[1] Hadithin e shënojnë Muslimi dhe Ibn Hibbani.
[2] Në të vërtetë, janë përmendur shtatë, por vuajtjet dhe tmerret e varrit “el-faz’ul-ekber” llogariten si një, ashtu që gjithsej janë gjashtë. Krahas kësaj, këto që përmenden nuk janë aspektet e vetme të nderimit, të tjerat janë përmendur në Kur’an dhe hadithet e vërteta.
[3] Kjo ka të bëjë me tmerret e ringjalljes – frika që do t’i kaplojë jobesimtarët, dyfytyrëshit dhe mëkatarët në Ditën e Gjykimit, atëherë kur do të pyeten, japin llogari dhe disa caktohen për në zjarr. Më hollësisht shih Fet’hul bejan fi makasidul-Kur’an, Al-lame Siddik Hasan Kan, pjesa VI, f. 192.
[4] Hadith i vërtetë, e shënojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
[5] Nëse e kafshon gjarpri helmues, hardhuca, insekti apo akrepi, etj., e që shkakton vdekjen e tij.
[6] Hadith i vërtetë, e shënojnë Ebu Davudi, Bejhekiu dhe Hakimi.
[7] Ai më nuk mund të bëjë vepra të cilat do t’i sjellin dobi. Megjithatë, prej disa ajeteve dhe haditheve është e qartë se prindërit mund të kenë dobi prej veprave të fëmijëve të tyre të devotshëm dhe se personi ka dobi të përhershme prej asaj që e ka lënë pas vetes, sikur që për disa njerëz sjellin dobi projektet, veprat e shkruara dhe sadakaja rrjedhëse, të cilat shtojnë shpërblimin e tij në ahiret.
[8] Hadithin e shënojnë Tirmidhiu, Ahmedi dhe të tjerët, me zinxhir të besueshëm të transmetuesve.
[9] Hadith i vërtetë, e shënojnë Buhariu dhe Ahmedi.
[10] Ndezja e pleurës (cipa e mushkërive të bardha).
[11] Siç janë dizenteria, helmimi, etj.
[12] Siç janë muri, shtëpia apo rrënimi i tokës.
[13] Shënuar nga Maliku, Ebu Davudi dhe të tjerët, me zinxhir të besueshëm të transmetuesve.
[14] Karakteristika e të cilit është përkeqësimi gradual i funksioneve trupore.
[15] Thjesht, për shkak të fesë së tij islame, pse është aktiv në thirrjen në Islam, etj.
[16] Shënuar nga Ebu Davudi, Nesa’iu dhe të tjerët, me zinxhir të besueshëm të transmetuesve.
[17] Për shembull, mundimi deri në vdekje në burg me urdhër të sunduesit tiran, dikush mbi të cilin është kryer atentati, etj.
[18] Hadithin e shënon Nesa’iu me zinxhir të besueshëm të transmetuesve.
[19] Sipas definimit islam, dita fillon me të perënduar dielli dhe zgjat deri në perëndimin e ardhshëm të diellit. Prandaj, duhet përmendur se lejletu-l-Xhumu’a (e premte apo nata e premte) fillon me të perënduarit e diellit ditën e enjte.
[20] Shënuar nga Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerët, me zinxhir të besueshëm të transmetuesve.
[21] Transmetuan Ahmedi dhe Nesa’iu me transmetues besnikë.
[22] Kjo merret si parashenjë e mirë për gjendjen e tij të fundit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai nuk duhet të jep llogari për mëkate të caktuara – sidomos nëse ato i ka bërë kundër bashkëkomabsve të vet dhe shoqërisë – sepse ata mund të pajtohen vetëm në Ditën e Gjykimit. Mëkatet dhe mosnënshtrimi i tij ndaj All-llahut i lihen mëshirës dhe drejtësisë së All-llahut.
[23] Hadithi është i vërtetë, e shënon Ahmedi.