Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Nëse jeni diabetik apo jo, sheqeri i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtime në nerva, mëlçi, veshka, mushkëri dhe enët e gjakut. Megjithatë, rreziku i vërtetë është kur niveli i sheqerit në gjak nuk ulet.
Një nga arsyet pse njerëzit vuajnë nga sheqeri i lartë i gjakut është sepse ata nuk i japin rëndësi shenjave që jep trupi.
Pra, në mënyrë që të mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe nivelet e sheqerit në normalitet, jepini rëndësi shenjave të mëposhtme:
– Etja e vazhdueshme
Arsyeja kryesore pse sheqeri i lartë i gjakut shkakton etje është poliuria. Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, veshkat nuk mund të mbajnë ujë. Kështu ato prodhojnë më shumë urinë për të hequr qafe glukozën e tepërt që nuk mund ta absorbojnë. Kjo ju bën të ndiheni të dehidratuar.
– Ngrënia e shumtë
Nëse vëreni se ndiheni të uritur edhe pse keni ngrënë, mund të keni nivele të larta të sheqerit në gjak. Arsyeja pse nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë rritjen e sasisë së ushqimit që konsumon, është se glukoza nuk është në gjendje të hyjë në qeliza. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së insulinës ose rezistencës ndaj insulinës. Kur kjo ndodh, trupi nuk është në gjendje të konvertojë ushqimin në energji. Pra, nëse trupi juaj ndjen se nuk ka energji të mjaftueshme, do të kërkojë më shumë ushqim për të prodhuar glukozë.
– Urinimi i shpeshtë
Kjo shenjë lidhet drejtpërdrejt me etjen e vazhdueshme. Veshkat nuk janë në gjendje të absorbojnë sheqerin e tepërt, kështu që mënyra se si mund të shpëtojnë është nëpërmjet urinimit. Pra, nëse urinoni çdo orë, mund të keni nivele të larta të sheqerit në gjak. Por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu që mund të keni çështje më serioze shëndetësore. Këshilla më e mirë është të flisni me mjekun tuaj.
– Lodhja kronike
Mund të mendoni se të kesh nivele të larta të sheqerit në gjak, do të thotë se ke shumë energji. Megjithatë, e kundërta mund të ndodhë. Kur keni sheqer të lartë në gjak, do urinoni më shumë dhe do keni keni etje më shumë, sepse veshkat nuk mund ta thithin glukozën dhe të krijojnë energji. Pa energji, trupi juaj do të bëhet i dobët dhe i lodhur.
– Vizioni i paqartë
Nëse keni sheqer të lartë në gjak, kjo mund të bëjë që kristali i syrit të fryhet. Kushdo që ka pasur fryrje të kristalit të syrit, e di se kjo shkakton vizion të paqartë. Në shumicën e rasteve këto janë vetëm të përkohshme, por konsultohuni me një mjek për të mësuar diagnozën e saktë.
– Lëkura e thatë
Nëse e përjetoni këtë shenjë, nivelet e sheqerit në gjak mund të kenë qenë të larta për mjaft kohë. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë dëmtimin e nervave dhe gjithashtu shkaktojnë që trupi të humbë shpejt lëngjet. Nëse ky proces zgjat për vite, nervat e trupit dëmtohen dhe lëkura bëhet e thatë.
– Impotenca
Impotenca është e lidhur me enët e gjakut; Nëse gjaku nuk qarkullon si duhet, kjo shkakton dobësi tek burrat. Nivelet e larta të sheqerit në gjak, dëmtojnë gjithashtu nervat dhe enët e gjakut.
– Fitimi i peshës
Nëse keni nivele të larta të sheqerit në gjak, hormonet nuk e kryejnë si duhet funksionin e tyre. Në këtë rast, qelizat tuaja nuk i përgjigjen më insulinës, është jashtëzakonisht e vështirë për qelizat rezistente ndaj insulinës që të marrin glukozën nga gjaku. Për shkak të kësaj, nivelet e sheqerit në gjak fillojnë të rriten me kalimin e kohës. Kjo mund të të bëjë që të fitoni peshë.
Këto janë shenjat më të shpeshta të nivelit të lartë të sheqerit në gjak, por çfarë i shkakton nivelet e larta të sheqerit në gjak?
– Dieta e varfër është një nga shkaqet kryesore.
– Ushqimet e përpunuara.
– Ushqimet me shumë kalori.
– Mospërtypja e ushqimit mirë gjithashtu ka rol negativ.
– Nivelet e larta të stresit dëmtojnë hormonet dhe sistemin imun.
– Mungesa e aktivitetit fizik.
Ushqime që ndihmojnë në reduktimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak
– Avokado; I pasur me vitamina dhe minerale, ndihmon trupin të thithë lëndët minerale, ul nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon kundër rezistencës ndaj insulinës.
– Elbi; Përdorni elb në vend të orizit të bardhë, pasi që elbi mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak me gati 70%.
– Fasulja; Fasulja është e pasur me fibra, proteina, vitamina dhe minerale.
– Manaferrat dhe gojiberry; Manaferrat dhe gojiberry janë të pasura me fibra dhe antioksidantë.
– Brokoli; Brokoli është i pasur me antioksidantë dhe krom.
– Perimet që duhet t’i konsumoni çdo ditë: Marule, karrota, domate, qepë, hudhër, limon, rrepë, lakërishtë, etj.
– Peshku; Acidet yndyrore që përmban peshku reduktojnë inflamimin në trup, ruajnë nga sëmundjet koronare si dhe nga rezistenca ndaj insulinës.
– Farat; Këtu përfshihen farat e kungullit, lulediellit, susamit, bajamet, lajthitë, arra shqeme, etj. Këto janë të mbushura me yndyra të ngopura, proteina, fibra dhe vitamina, të cilat punojnë që të gjitha për të mbajtur brenda normave sheqerin në gjak.
– Vaj ulliri; Vaj i ullirit, ose ari i lëngshëm siç cilësohet tek arabët, përmban komponentë të rëndësishëm anti–inflamator.