Shërbimi i WhatsApp i kthehet normalitetit pas një ndërprerje një orëshe

WhatsApp, aplikacioni i cili u ble nga Facebook për 9 miliard dollar në 2014-ën, është një prej shërbimeve më popullor në botë të komunikimit.

Aplikacioni popullor i komunikimit WhatsApp tha ditën e Enjte se përdoruesit në mbarë botën patën probleme me shërbimin për një periudhë të shkurtër por aksesi për 1 miliard përdoruesit u rikthye në orët e mbrëmjes.

Ndërprerja preku kryesisht Europën dhe Brazilin dhe zgjati për një orë sipas downdetector.com i cili ndjek ndërprerjet e shërbimeve të telekomunikacionit.

WhatsApp, aplikacioni i cili u ble nga Facebook për 9 miliard dollar në 2014-ën, është një prej shërbimeve më popullore në botë të komunikimit.

Problemet filluan rreth orës 18:00 ku përdoruesit nuk mund të dërgonin mesazhe. Aplikacioni është një prej shërbimeve më stabile dhe nuk ndodh shpesh të ketë ndërprerje të tilla. /PCWorld

Artikulli paraprakJa sesi Facebook ju përgjon kur klikoni ose pëlqeni në rrjetin social
Artikulli vijuesSkandali i përgjimit të Kaspersky i orkestruar thotë themeluesi