Sherr masiv në parlamentin turk, lëndohen disa deputetë

Gjatë seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Madh të Turqisë ka ndodhur një sherr masiv mes deputeteve, ku shumë janë lënduar, ndërsa dy deputetë janë shtruar në spital, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Rrahja ka ndodhur gjatë polemikave në lidhje me vendosjen në agjendën e diskutimet mbi reformën në fushën e sigurisë së brendshme.
 
“Ishte sulm me të vërtetë i rëndë.  Protagonistët e rrahjes kanë hedhur karrige metalike deputetit Aykut Erdogdu, janë përdorur edhe çekanë përdoren gjatë mbledhjeve nga kryetari i Kuvendit. Një deputet është goditur me zile”, ka thënë deputeti i parlamentit turk nga radhët e partisë kurde HDP, Ertugrul Kurkcu. 
 
Kurkcu ka thënë për AA se rrahja mes deputetëve ka ndodhur gjatë mbledhjes së mbyllur, ndërsa është paraprirë nga një debat i gjatë dhe të nxehtë, dhe i cili kaloi në rrahje mes deputetëve të AK Partisë dhe deputetëve të opozitës.
 
Debatet për reformat e sigurisë së brendshme do të vazhdojnë nesër, ndërsa opozita paralajmëron se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të bllokuar këtë reformë.
 
Deputetët Refik Eryilmaz dhe Musa Cam janë ndalur në spital. Eryilmaz gjatë rrahjes mori lëndime në dorë, ndërsa Cam pësoi lëndime të brinjëve.
Artikulli paraprakPolicia bastis disa nga degët e bankës HSBC në Zvicër, pas dyshimeve për pastrim parash
Artikulli vijuesTurqia ofron ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet në jug të Shqipërisë