Sherr me policët, ndalohet djali i deputetit Dash Peza

TIRANE- Gëzim Peza, djali depu tetit të Partisë Socialiste Dash Peza, ky i fundit i cilësuar si një prej njerëzve që qëndron shumë pranë kryesocialistit Edi Rama, ka kaluar disa orë në qelitë e komisariatit Nr.2 në Tiranës, pas një sherri që ka patur me uniformat blu.

Burime të besuara nga policia e Tiranës thanë për “Gazetën Shqiptare” se 26-vjeçari u shoqërua mbrëmjen e së shtunës, teksa ndodhej në një lokal në zonën e ishbllokut. Të njëjtat burime konfirmuan se mbërritën pranë lokalit luksoz për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, pasi muzika e lokalit dhe zhurma ishte tejet e lartë dhe i shqetësonte pa masë.

“Mbërritëm në zonën e ish-bllokut pranë lokalit ku ishim sinjalizuar se kishte shqetësime dhe kërkuam që të ulej muzika dhe të mos krijoheshin shqetësime për banorët. Një grup të rinjsh të cilët kishin konsumuar dhe pije alkoolike kundërshtuan me forcë efektivët e policisë duke i penguar në detyrën e tyre. Për këtë shkak u vendos që tetë prej tyre të shoqëroheshin në komisariat”, – tha një zyrtar i policisë.

Mes të shoqëruarve ndodhej dhe Gëzim Peza, 26 vjeç, djali i deputetit Peza nga martesa e parë, i cili nuk ka nguruar të kundërshtojë dhe të shajë me fjalë fyese efektivët e patrullës së përgjithshme. I riu është mbajtur në komisariat për disa orë dhe pasi ka dhënë deklarimet është lënë iu lirë së bashku me personat e tjerë. Zyrtarë të policisë thanë se hetimet ndaj Gëzim Pezës do të zhvillohen në gjendje të lirë për akuzën e “kundërshtimit të forcave të rendit”bw/kohaislame

Artikulli paraprakGjurmëve të Sekiraqës
Artikulli vijuesDenoncim online korrupsionit në shëndetësi, faqja jo gati