Sheshet e Egjiptit sot gjallërohen sërish

Sheshet e Egjiptit sot gjallërohen sërish.

Pritet që edhe përkrahësit e demokracisë, por edhe përkrahësit e grusht shtetit në sheshet e Egjiptit të organizojnë manifestime me rastin e 40 vjetorit të luftës arabo-izraelite të vitit 1973.

Të dyja palët bënë thirrje për shënimin e kësaj dite në të cilën shikohet si një fitore e madhe në vitin 1973 e popullit egjiptian.

Koalicioni i kundërshtarëve të grusht shtetit me anë të një komunikate të publikuar i bëri thirrje popullit egjiptian për të marr pjesë në kremtimet që do të organizohen në sheshin Tahrir me rastin e ditës së fitores në luftën kundër Izraelit.

Ndërkaq edhe përkrahësit e grusht shtetit filluan të mblidhen prej të shtunës në sheshin Tahrir ku hedhin slogane të përkrahjes ndaj ushtrisë.

Në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Brendshme u tha se ndaj akteve të dhunës që do të mund të dalin gjatë këtyre manifestimeve do të kundërpërgjigjen në një mënyrë të vendosur.

Në rrethinën e sheshit Tahirir janë dislokuar një numër i madh i autoblindave.

Hyrja në shesh lejohet vetëm nëpërmjet dy anëve ndërsa të gjitha hyrjet tjera janë bllokuar nga ana e ushtrisë.

Pas luftës së jetuar në vitin 1973 në bisedimet paqësore që u mbajtën në vitin 1979 gadishulli Sina i Egjiptit ishte marr prapë nga Izraeli.

Ndërkaq manifestuesit kundërshtarë të grusht shtetit, të cilët ditën e premte tentuan të hyjnë në sheshin Tahrir, u ballafaquan me pengesën e forcave të sigurisë.

Në këto ngjarje humbën jetën 4 manifestues./trt/kohaislame

Artikulli paraprakÇka e mbyt dëshirën për intimitet?
Artikulli vijuesLibi: Qeveria kërkon qartësi nga SHBA