Siri, betejë e ashpër në burgun e Alepos

Kryengritësit sirianë kanë sulmuar burgun kryesor në Alepo, në përpjekje për të liruar qindra kryengritës.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut raporton për përleshje të ashpra midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë përreth burgut.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdul Rahman, thotë se objekti mban rreth 4,000 të burgosur. Në mesin e tyre thuhet të jenë 250 persona, të cilët janë arrestuar prejse ka nisur kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në mars të vitit 2011.

Disa dhjetëra viktima raportohen nga të dy palët, ndërsa është e paqartë se cila është gjendja e vërtetë mes palëve në fushëbetejë. /bs/kohaislame

Artikulli paraprakBanka Islamike: 60 milionë dollarë kredi për autostradën Mitrovicë-Prishtinë
Artikulli vijuesNë Siri bie interneti