Shfaqen azhurnimet për Windows 8

Në kohën kur u shfaq pamja e Windows 8 muajin e kaluar, Microsoft deklaroi diçka rreth një oferte speciale të azhurnimit për të gjithë ata që blejnë një kompjuter të ri me sistemin operativ Windows 7.

Megjithatë kompania nuk zbuloi asnjë detaj rreth azhurnimit për përdoruesit ekzistues të Windows. Sidoqoftë, kompania po planifikon të lansoj edhe një azhurnim për përdoruesit ekzistues të Windows 8.

Të vetmit përdorues që do të jenë në gjendje të mbajnë opsionet e tyre, skedarët personal dhe aplikacionet të pandryshuara janë: ata të cilët azhornojnë Windows 8 nga Windows 7 Starter, Home Basic dhe Home Premium; ata që azhornojnë Windows 8 Pro nga Windows 7 Starter, Home Basic, Home Premium, Professional dhe Ultimate; dhe ata të cilët e bëjnë këtë gjë nga Windows 7 Professional dhe Enterprise në Windows 8 Enterprise.

Në anën tjetër, përdoruesit e Windows Vista me dhe pa sistemin SP, XP SP3 do të jenë në gjendje të mbajnë vetëm të dhënat dhe rregullimet e sistemit. /PCWorld Albanian/kohaislame/

Artikulli paraprakAPARATURË SHTESË SHËNDETËSORE NË FERIZAJ
Artikulli vijuesArrestohet me arsenal armësh