Arrestohet me arsenal armësh

TIRANE – Emiljano Shullazi është arrestuar mbrëmjen e sotme nga forcat e rendit pasi në makinën me të cilën udhëtonte iu gjetën një arsenal me armë, të gjitha pa leje.

Shullazi u ndalua në rrugën Shkodër – Tiranë, në afërsi të Lezhës, mësoi Shqiptarja.com nga burime pranë policisë së kryeqytetit. Pas arrestimit ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Në momentin që u ndalua, Shullazi po udhëtonte me një fuoristradë të blinduar. Në automjet me të ndodhej edhe Elidon Harizaj, një mik i tij nga Vlora, i cili gjithashtu u arrestua.

Në mjet, përveç armëve, iu gjetën edhe disa radio të policisë të cilat më pas iu sekuestruan.

Emiljano Shullazi është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare. Ai është i përfolur si një nga anëtarët e Bandës së Rrugës së Kavajës.

Vetëm rreth një muaj më parë, Shullazi u la i lirë nga Gjykata e Tiranës pasi nuk u arrit të vërtetohej armëmbajtja pa leje në një tjetër rast.

Emiljano Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafik droge. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë atë.

Pak kohë më parë policia arrestoi një tjetër mik të Emiliano Shullazit. Ervin Ferhati u arrestua më 10 prill nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Interpol – Romës. Ferhati akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.kohaislame

Artikulli paraprakShfaqen azhurnimet për Windows 8
Artikulli vijuesQipro viktima e radhës e krizës financiare