Regjimi sirian shfrytëzon të sëmurët mendorë si mburojë njerëzore

Zëdhënës i Revolucionit Sirian akuzoi regjimin e Bashar Al Asad për përdorimin e të sëmurëve mendorë si mburojë njerëzore.

Muhammed el-Halebi deklaroi se regjimi i Assad kishte përdorur spitalin psikiatrik Ed-Duveyrine, si një bazë ushtarake për të sulmuar opozitën çlirimtare.
“Regjimi i Assad ka përdorur pacientët e sëmurë mendorë si mburojë njerëzore, dhe kur ata kanë kundërshtuar udhërat, janë ekzekutuar. Pacientët e vrarë janë hedhur në lumin Kuvejk,” tha Halebi.
Halebi, gjithashtu pohoi se pacientët e sëmurë të cilët kishin arritur për t’i shpëtuar tmerrit të Ed-Duveyrine, jetonin në rrugë, dhe askush nuk kujdeset për ta.
Tetëdhjetë trupa duke përfshirë edhe fëmijë u gjetën me duart e lidhura në lumin Kuvejk më 29 janar. Dëshmitarë okularë kishin thënë nuk kishte shenja të torturës, dhe se shumë prej tyre u qëlluan në kokë.
Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi mbi 100 mijë njerëz kanë vdekur në Siri që nga marsi i vitit 2011.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShfrytëzuan 7 femra për prostitucion, arrestohen 3 tutorë
Artikulli vijuesTensione në Egjipt: Digjen zyrat e Vëllazërisë Muslimane