Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Postimin në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Kosova ndodhet perpara nje vullkani historik. Kosova ndodhet para nje humbjeje historike.
Sonte po ju percjell vetem nje mesazh te ambasadorit britanez i cili me tha ne Kuvendin e Kosoves se: Shfuqizimi i ligjit per Gjykaten Speciale do te perkthehet ne detyrim te vendeve perendimore per terheqjen e njohjes se pavaresise se Kosoves si dhe largim te forcave te KFOR-it nga Kosova.
Kosova do te izolohet njesoj sikurse Koreja e Veriut.
Kete shqetesim ia percolla liderit te Nisma-s Z. Fatmir Limaj dhe Z. Jakup Krasniqi. Ish kryetari i Kuvendit te Kosoves deklaroi se ne fillim kur Hashim Thaçi dhe PDK ishin ‘Per’ une isha ‘Kunder’, por tani ne rrethanat e krijuara mendoj se nje veprim i tille eshte me pasoja te paparashikueshme per te ardhmen e Kosoves.
Une mendoj se kjo loje me Bashkesine nderkombetare deshmon qartazi se nje pjese e lidershipit politik te Kosoves, interesin personal e kane gjithmone mbi interesin e Kosoves dhe mbi ardhmerine e femijeve tanë” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook.