Drama për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale duket se ende nuk ka përfunduar

Drama e një nate më parë, në Kuvendin e Kosovës, për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale duket se nuk ka përfunduar.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të shtunën në ora 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin e kësaj gjykate.

Gazeta Fjala shkruan se ka siguruar projektligjin me të cilin po tentohet të shfuqizuar ligjin që i hapi rrugë gjykatës në vitin 2015. I njëjti pritet të votohet në mbledhjen e Qeverisë.

Aty janë vetëm dy nene, njëri që tregon qëllimin e ligjit dhe tjetri kohën kur hynë në fuqi, pasi të ketë marrë miratimin e deputetëve dhe të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare.

Artikulli paraprakShfuqizimi i Gjykatës Speciale do na tërheq njohjet e pavarësisë së Kosovës si dhe largim të KFOR-it
Artikulli vijuesLidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 28 vjetorin e themelimit të saj.