Shimon Peres: "Pa mbështetjen e SHBA-ve Izraeli është në rrezik zhdukjeje"

Tel Avivi kurrsesi nuk duhet të humbasë mbështetjen e Washington-it, deklaroi Presidenti izraelit Shimon Peres në një intervistë për gazetën amerikane The New York Times.

“Pikërisht mbështetja e Shteteve të Bashkuara na jep neve mundësinë të mbrojmë interesat tona. Nëse Izraeli mbetet i vetëm, ai do të përpihet nga armiqtë”, – tha Presidenti izraelit, duke komentuar njoftimet e mediave, sipas të cilave Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ushqejnë një antipati për njëri-tjetrin.

Peres deklaroi gjithashtu se Izraeli mund të nisë negociatat me lëvizjen “Hamas”, nëse ajo do të përmbushë standardet ndërkombëtare dhe do të njohë shtetin hebre.

Artikulli paraprakSHBA bënë thirrje për ulje tensionesh në mes të Indisë dhe Pakistanit
Artikulli vijuesBrahimi: Assad duhet të përfundojë pushtetin