Migrimi është bërë temë qendrore në Kosovë. Qytetarët po shesin gjithçka për të dalë jashtë vendit.
Një i tillë i cili ka publikuar edhe numrin e telefonit në faqen e shitjeve blerjeve www.merrjep.com ka shpallë shitjen e makinës së tij Golf IV.
Kosovapress ka kontaktuar me pronarin e kësaj makine nga Mitrovica i cili ka deklaruar se është i gatshëm që të negociojë edhe për zbritje të çmimit vetëm që t’i ketë paratë në dorë. Çmimi i parë i kësaj makine sipas pronarit është 2999 euro.