Amerika ka rënë dakord tu shesë armatime Katarit, Kuvajtit, EBA dhe Arabisë Saudite në vlerë 40 miliard dollarë.
Agjencia e sigurisë dhe mbrojtjes në Departamentin amerikan të Mbrojtjes njoftoi se Katarit do t’i shiten armë në vlerë 21.9 miliard dollarë dhe ky vend konsiderohet i pari në rajonin e Gjirit Persik për nga blerja e armatimeve amerikane në dy muajt e fundit.
Katari është ndjekur nga Kuvajti me blerjen e armatimeve amerikane në vlerë 11.9 miliard dollarë. Arabia Saudite duke blerë armë me vlerë 3.5 miliard dollarë renditet e treta e ndjekur nga EBA me blerjen e 3.4 miliard dollarë. Vitet e fundit vendet arabe të Gjirit Persik janë kthyer në blerësit kryesorë të armatimeve amerikane. Qeveria amerikane vitet e fundit u ka shitur vendeve arabe si Arabia Saudite, Katari, EBA, Kuvajti, Bahrejni dhe Omani, armatime me vlerë miliard dollarë. Për shitjen e këtyre armëve, Amerika ka nxjerrë si pretekst faktin që në këto vende ka dislokuar baza ushtarake dhe garantimi i sigurisë së këtyre vendeve është i rëndësishëm për amerikan. Mirëpo në realitet nga bashkëpunimi ushtarak me këto vende Amerika ka nxjerrë përfitime të mëdha.
Blerja e armatimeve me vlerë miliarda dollarë nga krerët e vendeve arabe bëhet në kohën kur këto vende vuajnë nga kriza financiare dhe deficiti prej dhjetëra miliarda dollarësh për shkak të uljes së çmimit të naftës. Deficiti buxhetor i 6 vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik deri në fund të vitit 2016 është përllogaritur 153 miliard dollarë. Vazhdimi i krizës ekonomike në këto vende, ka lënë pasoja të rënda dhe serioze në ekonomi dhe shoqëri. Nga ana tjetër një pjesë e madhe e armatimeve të blera nga vendet arabe, kanë rënë në duart e grupeve terroriste takfiriste. Blerja e armatimeve nga ana e vendeve perëndimore është kthyer në një mjet shpëtimi për ekonomitë e futura në krizë të vendeve perëndimore dhe objekt përfitimi për industrinë ushtarake të Amerikës. Perëndimi për të shtuar sa më shumë shitjen e armatimeve për vendet arabe të Gjirit Persik, ndjek politikën e krizave të destabilizimi të rajonit dhe politikën e iranofobisë.
Republika Islamike e Iranit nga ana e saj thekson zgjerimin e marrëdhënieve miqësore dhe eliminimin e tensioneve me vendet e Gjirit Persik, mirëpo Amerika dhe aleatët e saj në NATO për të justifikuar praninë e tyre në Gjirin Persik, me anë të projektit të iranofobisë mundohen të shtojnë varësinë e vendeve arabe tek perëndimi. Eksperienca e viteve të fundit ka treguar se forcat e huaja në Gjirin Persik nuk kanë ndihmuar aspak në stabilizimin e rajonit por janë bërë shkak për shtimin e tensioneve. Perëndimi gjithmonë mundohet të imponojë idenë e tensionit në marrëdhëniet mes Iranit dhe vende të Gjirit Persik. Mirëpo Irani nga ana e tij gjithmonë mundohet të ketë marrëdhënie miqësore me fqinjët e tij jugor dhe t’i garantojë ata për të tilla marrëdhënie ndërkohë që gjithmonë mundohet të ulë ndikimin e veprimeve të perëndimit dhe sidomos të Amerikës në përpjekjet e tyre për të krijuar mosmarrëveshje dhe distancime mes Iranit dhe fqinjëve të tij.