Sulm ajror në një treg në Halep, 10 të vdekur

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Halep mësohet se një avion luftarak i ushtrisë ka sulmuar rajonin Sahur në lindje të Halepit, zonë e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

Si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë nga një avion luftarak i ushtrisë së Sirisë në tregun në rajonin Sahur të Halepit i cili ndodhet nën kontrollin e kundërshtarëve të qeverisë, kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Halep mësohet se një avion luftarak i ushtrisë ka sulmuar rajonin Sahur në lindje të Halepit, zonë e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

Pas bombardimit mësohet se kanë humbur jetën 10 civilë nga të cilët shumica gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur 30 persona të tjerë të cilët janë dërguar me ambulanca në spitalet çadër përreth në rajon.

Zyrtarët ndër të tjera kanë pohuar se në zonën e sulmuar ka patur dëme të mëdha materiale dhe se avionët luftarakë kanë kryer sulme edhe në rajone të ndryshme të qytetit.

Ndërsa në një sulm të ndërmarrë ditën e djeshme nga avionët rusë në lagjen Tarik el Bab të qytetit humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 22 të tjerë

Artikulli paraprakMinistri i Jashtëm turk vizitë në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesVazhdon shitja e produkteve të huaja pa përshkrim të gjuhës shqipe