Shitjet e para të iPhone 5 tani duke ardhur nga Kina

Konsumatorët të cilët ishin në mesin e të parëve që porositën iPhone 5 nga Apple kanë filluar të shohin përditësime që porositjet e tyre janë duke ardhur nga Kina.

Derisa disa porositje të iPhone 5 janë duke u konkretizuar tani me dërgim, për pakot ende nuk është planifikuar që të dërgohen deri më 21 shtator, që paraqet datën e lëshimit të produktit.

Një përditësim i ofruar nga UPS për AppleInsider tregon që shitja filloi të bëhet më 16 shtator.

Dërgimi tani është në rrugën e vet duke u bërë nga ZhengZhou, Kinë.

Porositjet në uebfaqen e ndërmarrjes Apple ende janë të listuara si “duke u përgatitur për shitje”, por disa kanë qenë në gjendje që të ndjekin pakot e tyre duke e përdorur një numër reference, si një numër të telefonit celular të lidhur me porosinë.

Duke e kërkuar numrin e referencës, mund të zbulohet që produkti në fakt është shitur.

Në vitet e kaluara, disa porositje të pajisjes iPhone janë konkretizuar me dërgim përpara datës së lëshimit.

Sidoqoftë, pothuajse të gjitha porositjet vijnë në datën e lëshimit. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakDëshmia e pafuqisë së shtetit pa mbikëqyrje
Artikulli vijuesViti shkollor në Halep me bombardime dhe gjakderdhje