Shkaku i avarisë së fundit në centralin bërthamor “Fukushima” thuhet të ketë qenë një mi

Punonjësit e centralit bërthamor “Fukushima” në Japoni arritën në përfundimin se shkaku i mosfunksionimit të tij ishte një mi, i cili u godit nga një shkarkesë elektrike.

Në fillim të marsit në centralin bërthamor “Fukushima-1” ndodhi një qark i shkurtër në bordin e kontrollit, çka çoi në ndërprerjen e furnizimit të energjisë elektrike. Inxhinierëve iu deshën 29 orë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike të sistemit të ftohjes, pa të cilin karburanti i konsumuar mund të ngrohej më tepër se ç’duhej.

Artikulli paraprakQë nga sulmet e 11 shtatorit 49 mijë persona kanë humbur jetën në Pakistan
Artikulli vijuesNga një laborator i Texas-it u zhduk një epruvetë që përmbante një virus vdekjeprurës