Në kuadër të hetimeve në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, nga detyra janë larguar shumë zyrtarë, në mesin e të cilëve edhe Ndihmësit e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) Muhammed Bozdağ, Kemal Kaya dhe Mustafa Tamirci, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave që i ka siguruar gazetari i AA-së, ka filluar hetimi në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik.
Në kuadër të kësaj, nga detyra janë larguar Ndihmësit e Sekretarit të Përgjithshëm të TBMM-së Muhammed Bozdağ, Kemal Kaya dhe Mustafa Tamirci.
Kryetari i Resurseve Njerëzore Ismail Karguli u emërua si Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm përgjegjës për shërbime administrative, financiare dhe teknike.
Kryetari i Ligjeve dhe Vendimeve Korkut Türkyarar me prokurë u emërua si Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm përgjegjës për ligjvënie, ndërsa Kryetari i Publikimeve të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun Erbay Kücet po ashtu me prokurë u emërua Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm përgjegjës për informacione dhe procesim të të dhënash.
Ndërkaq, nga detyra janë larguar Kryetari i Shërbimeve Juridike Yıldız Bezginli, Kryetari i Shërbimeve të Hulumtimit Ahmet Yıldız, Ndihmës Kryetarët e Buxhetit Ercan Çeliker dhe Remzi Çiftepınar, Ndihmës Kryettari i Shërbimeve Mbështetëse Şemsettin Kılınç, si dhe Ndihmës Kryetari i Publikimeve të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun Hamit Eşen.
Ndërsa në detyrën e Kryetarit të Shërbimeve Juridike u emërua Këshilltari Juridik Baki Ateş, Ndihmës Kreytari i Publikimeve të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun Musa Keskin u emërua si Ndihmës Kryetar i Shërbimeve të Raportimeve Zyrtare.
Ndihmës Kryetarja e Resurseve Njerëzore Safiye Dündar u emërua në detyrën e Ndihmës Kryetares për Zhvillime Strategjike, ndërsa shefi në Kryesinë e Resurseve Njerëzore Ekrem Balcı u caktua si Ndihmë Kryetar në të njëjtin sektor.