Serwer: Nikoliqi po jep shenja për ndarje të Kosovës

Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të ndarjeve. Analisti amerikan Daniel Serwer vlerëson se sjelljet dhe gatishmëria e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq, janë që të krijojë ndarje. Ndarje që, sipas njohësit shumëvjeçar të Ballkanit, nuk do të bëhej vetëm në Kosovë, por do të ndizte një zjarr gjithandej nëpër Ballkan e deri në Qipro.

Profesori i universitetit amerikan “John Hopkins”, Daniel Serwer, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të parandalohet një zhvillim i tillë. Serwer konstaton se në BE ka paragjykime ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sipas tij, këto paragjykime duhet të sfidohen.

Që në fillim, duke iu përgjigjur një pyetjeje për veriun e Kosovës, ai u përgjigj se nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër të instalimit të pushtetit të Kosovës në veri, pa një planifikim dhe bisedim të kujdesshëm. Për këtë, sipas tij,duhet bashkëpunimi i Beogradit, por kjo do të jetë e vështirë. “ Ahtisaari nuk është vetëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është shumë më shumë. Ata nuk i dinë të gjitha të drejtat që u ofron Ahtisaari”. Aiu është deklaruar skeptik sa i përket rolit të Beogradit dhe të presidentit serb Nikoliq për zgjidhjen e këtij problemi. “Sinjalet e para nuk janë të mira. Ai e vizitoi Rusinë menjëherë pasi u zgjodh. Menjëherë gazeta “Politika” filloi të publikonte artikuj me disa kolegë të mi që flasin për ndarje nëpër gjithë Ballkanin dhe këto nuk janë shenja të mira”. Serwer rikujton se nëse ndodh një ndarja, ajo “

do të jetë zinxhirore, sepse i tillë është Ballkani. Nëse ndahet Kosova, do të ketë probleme edhe në Maqedoni. Pastaj është Lugina e Preshevës, është Bosnja, dhe në fund është Qiproja. Nëse ndizet ky zjarri i ndarjeve etnike, do të ndizet një zjarr i madh që do të marrë jetë njerëzisht dhe do të shkatërrojë shtete. Kjo nuk është interes as i SHBA-së e as i BE-së. Që të dyja do të kundërshtojnë këtë”/koha/kohaislame

Artikulli paraprakShkarkohet Mujë Rugova?
Artikulli vijuesJemi të akuzuar…