Bordi drejtues i radios së ushtrisë së regjimit sionist ka përjashtuar nga puna një gazetar të kësaj radio për shkak të protestës së tij ndaj krimeve të ushtrisë sioniste kundër palestinezëve në fshatin Umul-Hajran.
Qendra për informim e Palestinës njoftoi se ushtarakët e regjimit sionist të mërkurën kanë sulmuar fshatin Umul-Hajran në shkretëtirën Naghab në territoret e pushtuara në vitit 1948, me qëllim që të shkatërrojnë shtëpitë e palestinezëve. Gjatë këtij sulmi ushtarakët sionist kanë vrarë të riun palestinez Jakub Abulkian. Hanin Al-Maliah i radio të ushtrisë sioniste, ka dënuar këtë krim të ushtrisë sionist dhe në një shkrim të tij, ka shkruar:
“Nëse edhe mua do të më dëbonin nga shtëpia ime për ta ndërtuar një koloni për njerëz të tjerë që janë më të fortë se unë, do t’i shkelja me makinë policët”.
Jehona e gjerë që bëri ky shkrim në rrjetet sociale, ka ngjallur kritika të gjera kundër sionistëve dhe për këtë arsye Hanin Al-Maliah u largua nga puna./kumti