Baghdadi: S’do publikojmë më video horror sepse…

Shefi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ka lëshuar një urdhër, duke ndaluar të gjitha videot e ekzekutimeve barbare.
 
Duket se ai është i shqetësuar për imazhin e ISIS në botë.
 
Sipas Daily Mail, al-Baghdadi ua ka dërguar urdhrin të gjitha zyrave të shtypit, duke theksuar se nuk lejohen më imazhet horror.
 
ISIS është bërë i famshëm për ekzekutimet e tmerrshme, që nisën fillimisht me “Xhihadistin Xhon”.
 
Më e fundit video tregonte një fëmijë duke i prerë kokën një oficeri sirian.
 
Vendimi i al-Baghdadit duket se ka për qëllim të mos ofendohen myslimanët e tjerë, të cilëve këto video iu duken të frikshme për fëmijët.
 
Por vendimi ka krijuar përçarje në radhët e ISIS.
 
Disa thonë se vendimi është i mirë, por të tjerë thonë se imazhe të tilla janë të mira për të trembur kundërshtarin.
 
Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se vendimi nuk ka rëndësi, përsa kohë ISIS nuk merr vendim të ndalojë barbaritë.
 
“Në vend që të ndalojnë videot, ata duhet të ndalojnë krimet pas këtyre videove,” tha Ferid Hisso./Mapo.al
Artikulli paraprakKrujë, policia asgjëson 1270 rrënjë kanabis sativa
Artikulli vijuesTre fore për ta ruajtur adapterin e telefonit