Organizata Amnesty International njoftoi se shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga ushtarët indianë kanë mbetur pa u ndëshkuar për shkak të një ligji i cili ka hyrë në fuqi 25 vjet më parë dhe i cili është ende në fuqi në Jammu-Kashmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e organizatës u dokumentuan pengesat për sigurimin e drejtësisë në shumë shkelje të të drejtave të njeriut të cila besohet se janë kryer nga forcat e sigurisë indiane në Jammu- Kashmir.
Raporti është përqendruar veçanërisht në ligjin e Kompetencave të Veçanta të Forcave të Armatosura i cili njihet shkurtimisht edhe si AFSPA dhe është në fuqi që prej 25 vitesh. Gjithashtu në këtë raport theksohet se ky ligj i siguron imunitet të vërtetë forcave të sigurisë të cilët pretendohen se kanë kryer shkelje e të drejtave të njeriut.
Në raportin ku vihet në dukje se në Jammu-Kashmir deri tani asnjë anëtar i ushtrisë nuk është gjykuar në ndonjë gjykatë civile me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut, theksohet se kjo situatë hap rrugën edhe për abuzime serioze në rajon.
Drejtori Global i Operacioneve i Amnesty International, Minar Pimple, duke theksuar se më 5 korrik do të jetë 25 vjetori i hyrjes në fuqi të AFSPA, ka rikujtuar se Kryeministri aktual i Jammu-Kashmir, Mufti Muhammed Sejid në vitin 1990 kur ligji u miratua në Parlamentin e Indisë ka qenë me detyrë ministër i Brendshëm dhe se Sejid ka një përgjegjësi për heqjen e këtij ligji represiv.
Raporti i cili bazohet në një hulumtim të thellë duke përfshirë edhe intervistat e kryer me 58 të afërmit e viktimave të abuzimit të të drejtave të njeriut të cilat pretendohen se janë kryer nga forcat e sigurisë në Jammu-Kashmir, ka zbuluar se Qeveria qendrore nuk lejoi ndjekjen penale ndaj ushtarëve ose paramilicëve në kuadër të AFSPA.
Edhe ish-punonjësja e Amnesty International, Christine Mehta, vitin e kaluar u deportua nga India me një arsye se ajo po kryente hulumtime në lidhje me zbatimet ushtrisë së Indisë në Jammu-Kashmir.
Në një artikull të botuar në The Hindu Mehta ka pohuar se: “Mua më është kërkuar të largohem nga vendi në prag të publikimit të raportit në lidhje me shkeljet e kryera në kuadër të ligjit të diskutueshëm të Kompetencave të Veçanta të Forcave të Armatosura”.
– Rajoni i Kashmirit-
Një pjesë e rajonit ndodhen në Pakistan, ndërsa pjesa tjetër në Indi dhe që të dy vendet kanë pretendime se kanë të drejta për të gjithë rajonin e Kashmirit. Në pjesën e Kashmirit i cili ndodhet nën drejtimin e Indisë që nga viti 1989 e deri tani organizatat e rezistencës përpiqen për pavarësinë apo bashkimin me Pakistanin.
Në ngjarjet e dhunshme në rajon kanë humbur jetën 70 mijë persona, shumica e tyre theksohet se janë vrarë nga ushtarët e Indisë. Në Jammu Kashmir pothuajse janë me detyrë gjysmë milioni ushtarë.