Për një kohë të gjatë është besuar se njerëzit janë të lindur me një nivel të caktuar intelegjencës dhe më e mira që mund do të mund të bënim ishte të jetojmë në potencialin tonë të plotë. Por, shkencëtarët tashmë e kanë vërtetuar se në fakt ne mund t’a zhvillojmë potencialin e trurit tonë dhe gjithashtu të kënaqemi gjatë procesit. Dge tashmë e dijmë se duke mësuar aftësi të reja truri krijon rrugë të reja nervore që e bëjnë atë të punojë më të shpejtë dhe më mirë.
1. Lexoni gjithçka
Përfitimet e leximit janë të njëjta nëse ju jeni duke shijuar leximin e Game of Thrones, Harry Potter ose botimin e fundit të ndonjë gazete ditore. Leximi zvogëlon stresin, që ju bën të ndjeheni më mirë për veten, dhe zhvillon të trija llojet e inteligjencës: intelegjencën e kristalizuar, intelegjencën e rrjedhshme, si dhe atë emocionale. Gjithashtu leximi ndihmon edhe në zhvillimin e aftësisë për zgjidhjen e problemeve, duke vënë pjesë të ndryshme të dijes së bashku për të lundruar më mirë në jetën e përditshme, zbulimin e modele të ndryshme, të kuptuarit e proceseve dhe interpretimin e saktë të tyre.
2. Aktiviteti i rregullt fizik
Ushtrimet e rastësishme nuk kanë efekt. Lëvizja e rregullt është shumë më efektive se sa ushtrimet e kohë pas kohshme. Kur trupi është rregullisht në aktivitet fizik, qelizat mbushen me BDNF, një proteinë e cila ndihmon në zhvillimin e kujtesës, të mësuarit, fokusimin, përqendrimin, dhe të kuptuarit.
3. Mësoni një gjuhë të re.
Harrojeni zgjidhjen e enigmave për të përmirësuar kujtesën, në vend të enigmave filloni të mësoni një gjuhë të huaj në vend. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që janë dy-gjuhësh janë më të mirë në zgjidhjen e enigmave se sa njerëzit që flasin vetëm një gjuhë. Të mësuarit me sukses i gjuhëve të reja mundëson që truri juaj të kryej më mirë çdo detyrë mendore. Kjo ka të bëjë veçanërisht me rritjen e aftësisë për planifikim, dhe zgjidhjen e problemeve.
4. Testoni të mësuarit tuaj kumulative (mbani mend)
Shumë studentë inteligjent të shkollave të mesme dhe kolegjit, janë të bindur se për provimet pvrfundimtare e kanë zotëruar materien për ditën e testit. Problemi këtu qëndron se jemi të prirur të harrojmë shpejtë ato që i kemi mësuar në momentet e fundit, dhe i krijojmë bindje vetes se disa pjesë nuk janë të rëndësishme, e në këtë mënyrë zihemi në kurth nga vetvetja.
5. Ushtrojeni trurin tuaj
Sudoku, enigmat, shahu, video lojërat, lojërat me letra, dhe aktivitete të ngjashme e rrisin plasticitetin e neuroneve. Kjo përfshin një shumëllojshmëri të gjerë të ndryshimeve në rrugët nervore, që në thelb është aftësia e trurit për të ri-organizuar veten.
6. Meditoni.
Në vitin 1992 Dalai Lama kishte ftuar shkencëtarin Richard Davidson për të studiuar valët e trurit të tij gjatë meditimit, për të zbuluar nëse ai mund të gjenerojë valë specifike të trurit të komanduara. Dhe ajo që rezultoi kur Dalai Lama dhe murgjit e tjerë ishin duke medituar dhe të përqëndroheshin në brendësinë e tyre, valët e tyre të trurit treguan se ata ishin në një gjendje shumë të qetë dhe të lidhur të mendjes.
Si përfundim, truri mund të zhvillohet gjatë gjithë kohës dhe ju mund t’a bëni atë me qëllim. Aktivitete të ndryshme stimulojnë pjesë të ndryshme të trurit, kështuqë ju mund të punoni që të bëheni i pamposhtur në anët tuaja të forta, si dhe mund t’i fortësoni pikat tuaja të dobëta.
Fokusimi në vetë-zhvillimin në tru është një ide shumë e mirë për secilin që mendon se është në majen e tyre profesionale, apo nëse ndihet që ka ndalur së zhvilluari.