Civilizimi Maur (Muslimanët e Spanjës shek. 8-16)

0
223


Dr. A. Zahoor


Muslimanet e Gadishullit Iberik, te cilet ishin ne fuqi ne Spanje midis viteve 711 deri 1492 e.r., njihen me emrin Maur. Ata e quajten token e tyre Andaluzi e cila ne peridhen e hershme te tyre permblidhte Portugaline dhe Francen Jugore, dhe ne peridhen e fundit perfshinte vetem mbreterine e Granades. Fjala Andaluzi e ka prejardhjen nga fjala arabe al-Andalus e cila ka disa kuptime. Nje nga ata eshte ‘te lulezohet mbas nje thatesire,’ dhe historia e Gadishullit Iberik kaloi pikerisht ne kete faze gjate pushtetit musliman ne Spanje.

Ne humbjen e pare te tyre ne Francen Jugore, muslimanet u munden ne Tur-Poitier (rreth dy te tretat e rruges per ne Paris) gjate muajit te Ramazanit me 732 e.r. Ky vend njihet si Sheshi i Martireve dhe ne kronikat muslimane si Balaat ash-Shuhada’. Kontrolli musliman i Toluzes, Narbones, Lionit dhe zonave te tjera prane ndryshonte nga koha ne kohe, sepse disa nga territoret humbnin, rimerreshin, dhe pastaj humbnin perseri. Kjo vazhdoi keshtu deri me 975 e.r.

Fjala Maur eshte nje fjale e devijuar e cila u referohet njerezve qe zbriten nga Maroku. kristianet e Gadishullit Iberik filluan te perdornin kete term vecanerisht per muslimanet sidomos kur ata humben kontrollin administrativ te pjeseve veriore te Spanjes dhe Portugalise. Me vone, fjale te tjera si Moriscos dhe Mudexhares u perdoren per ta ne fillim dhe ne mes te shekullit te trembedhjete.

Kur muslimanet arriten ne fillim ne Spanje me 711 e.r, ata ishin ne pergjithesi arabe dhe berbere nga Afrika Veriore. Brenda dy dekadash nje shumice e banoreve te Andaluzise, sidomos shume nga Kristianet Unitare dhe klasat e shtypura, e pranuan islamin lirisht duke njohur paqen, sigurine dhe lirine e besimit dhe shprehjes nen ligjin musliman. Me ardhjen e 770 e.r. njerez nga te gjitha racat nga Afrika e Veriut dhe Arabia emigruan ne Andaluzi (Spanje dhe Portugali). Ata u perzien me kombet e ndryshme perfshi ketu edhe vendasit spanjolle-muslimane. Rezultat i ketij procesi ishte berja e Spanjes nje vend homogjen brenda pak kohe dhe brezash. Gjate kohes se Abdur-Rahmanit, fajkoit te Andaluzise (755 – 788), ata filluan punen per ndertimin e nje civilizimi islam te ngjashem me ate qe pati lulezuar me perpara ne Damask, Baghdad dhe shume qendra te tjera. Brenda nje shekulli te aktivitetit te tyre, ata paten ngritur nje shoqeri shume me te perparuar nga ato evropiane. Kontributi i tyre i madh u njoh me emrin civilizimi maur.


Stenli Lein-Pul ne ‘ Mauret ne Spanje’:hyrje (The Moors in Spain:Introduction)

” Per rreth tete shekujsh, nen qeverisjen muhamedane, Spanja u be nje shembull i shkeqyer ne gjithe Evropen per civilizimin dhe ngritjen intelektuale. Provincat e saj pjellore duke u trajtuar nga aftesite industriale dhe ingjinierike te pushtuesve dhane frytet e tyre, qytete te panumerta u krijuan neper luginat e pasura ne Guadalkuivir dhe Guadiana emrat e te cileve rikujtojne lavdite e zbehura te se kaluares se tyre.

“…Kordoves i perket e gjithe bukuria dhe ornamentet qe cuditin syrin. Vija e saj e gjate e sulltaneve formon kuroren e lavdise se saj; varesja e saj e qafes ka brenda perlat e poeteve te mbledhura nga oqeani i gjuheve; fustani i saj eshte bere nga flamujt e dijes, te qepura bukur nga burrat e saj te shkences; dhe mjeshtrat e cdo arti dhe industrie jane qepjet e veshjeve te saj.

“Arti, literatura dhe shkenca ecen perpara si asnjehere me perpara apo ne ndonje vend tjeter te Evropes…

“Matematika, astronomia, botania, historia, filozofia dhe jurisprudenca mund te mesoheshin shkelqyer vetem ne Spanje. Cfaredo qe e ben nje mbreteri te madhe dhe te perparuar, cfaredo qe ka per qellim rafinimin dhe civilizimin, mund te gjendej vetem ne Spanjen muslimane…

“Me Granaden ra e gjithe madheshtia e Spanjes. Per nje kohe te shkurter, sidoqofte, reflektimi i shkelqimit maur hodhi nje drite te dobet mbi historine e tokes te cilen me perpara e pati ngrohur me rezet diellore te saj. Epoka e madhe e Isabelles, Carlsit V dhe Filipit II, te Kolombit, Kortezit dhe Pizarros, ishin nje rikujtim i dobet i periudhes e monumenteve te ketij shteti te madh. Dhe me mbrapa filloi shkaterrimi, inkuizicioni dhe erresira ne te cilen Spanja ka rene dhe ndodhet ende.

“Ne token ku shkenca kishte qene kryesore nje here e nje kohe, doktoret spanjolle u bene te famshem per asgje tjeter vec injorances dhe kapacitetit te vogel. Artet e Toledos dhe Almerias u zhduken ne parendesi.

“Toka te ciles iu hoq e drejta e perpunimit nga aftesia e maureve, u rrit e varfer dhe e lene menjane, luginat me te pasura dhe me pjelloret u zhduken dhe u shkretuan, dhe pjesa me e madhe e qyteteve te cilet paten ekzistuar ne cdo zone te Anadaluzise, rane ne nje renie te thelle; dhe lypesit, murgjerit dhe banditet zune vendin e shkollareve, tregtareve dhe fisnikeve. Aq poshte ra Spanja pas perzimit te maureve. Kaq i madh eshte kontrasti melankolik qe ofrohet nga historia e saj.”

*         *         *

Konde i cituar nga Preskot, ‘Philip II of Spain,’ Vol. III.

” Dhe keshtu u largua nje here e pergjithmone nga territoret e Spanjes ky popull trim, inteligjent dhe i ditur, i cili me dijet dhe punen e tij i dha jete kesaj toke, te cilen krenaria e kote e goteve e pati denuar me sterilitet, dhe e zgjeroi ate me perparim, rregull dhe kanale te panumert, keta njerez, kurajoja e te cileve ishte e njejte, si ne lumturi ashtu dhe dhimbje, nje mbeshtetje e forte ndaj fronit te halifeve, gjenialiteti i te cileve, progresi dhe mendjendritesia ngriti ne qytetet e tyre nje qender drite e cila dergonte rrezet e saj ne Evrope dhe e frymezoi ate me pasionin e shkences, dhe shpirti i shkelqyer i te cilit i mbeshtolli te gjitha aktet e tij me nje ngjyre te pakrahasueshme madheshtie dhe fisnikerie, dhe e shpalosi ate para syve te pasardhesve me nje madheshti te jashtezakonshme dhe ngjyre terheqese heroizmi e cila sjell prane kohen magjike te Homerit dhe e cila prezanton ata tek ne nen veshjen e gjysem zotave greke.

“Arabet u shfaqen papritmazi ne Spanje si nje yll i cili kalon neper ajer me driten e tij, shperndan flaket e tij ne horizont dhe pastaj zhduket perseri neper nate. Ata u shfaqen ne Spanje per ta mbushur ate menjehere me aktivitetin e tyre dhe frytet e gjenialitetit te tyre, dhe e veshen ate me nje shkelqim te lavdishem i cili u perhap
qe nga Pirrenejte deri ne Gjibraltar dhe nga oqeanet ne Barcelone. Por nje dashur e madhe per lirine dhe pavaresine, nje karakter i vendosur, injorimi i virtyteve te vjetra, nje fillim i pafat i revolucionit, i provokuar vazhdimisht nga flaket e imagjinates se ndezur, pasionet e dhunshme dhe ambiciet, shpirti i dominimit, dhe faktore te tjere te renies, punuan gjate kohes, per te shkaterruar kete veper te madhe te ngritur nga burra si Tarik, ‘Abdul Rahman al-Nasir, Muhamed ibn al-Ahmer, dhe i coi arabet ne percarje te brendshme, e cila iu rrezoi fuqine dhe i shtyu ata drejt shnderrimit ne hic.

“Miliona maure e lane Spanjen duke marre me vete pasurine dhe artin – shpirtin i nje shteti. Cfare kane krijuar spanjollet ne vend te tyre? Ne mund te themi asgje, por nje ndjese e perjeteshme mbush kete toke ne te cilen natyrat me te lumtura morren fryme kohe me pare. Sidoqofte ka ende disa rrenoja monumentesh te cilat ende bien ne sy midis ketyre zonave te deshperuara, por nje britme e vertet ushton nga thellesite e ketyre monumenteve dhe rrenojave: Nder dhe lavdi per te pushtuarit maur dhe renie dhe mjerim spanjollet fitimtare!”

*         *         *

Gustav Lebon

“Per pese apo gjashte shekuj librat ne gjuhen arabe dhe vecanerisht ato ne disiplina te ndryshme kane qene gati i vetmi burim i mesimdhenies ne universitetet evropiane. Dhe ne mund te themi pa ndonje dyshim se ne disiplina te vecanta si pershembull mjekesia, idete e arabeve jane ende ne fuqi ne Evrope. Shkrimet mjekesore te Ibn Sines (Avicena) kane qene shpejguar deri nga fundi i shekullit te meparshem ne Monabiliah.”

“Roxher Bakon, Leonard, Erno Al Felkuni, Raymond Lot, Shen Thoma, dhe Azfonish X Kashani kane qene mbeshtetur shume ne librat arabe.”

*         *         *

Renan

“Alberti i Madh eshte borxhli ndaj Ibn Sines dhe Shen Thomai po ashtu ndaj Ibn Rushdit (Averroesit).”

*         *         *

Homeldi mbi Shkencen

“Ishin arabet ta te cilet per here te pare shpiken metoden e pergatitjeve kimike te mjekesise, dhe ishte nga ky burim ardhja tek ne e keshillimit dhe procedurave te eksperimentimit, te cilat u paten ngritur lart nga Shkolla e Saliramit dhe qe atje mbas nje kohe te gjate u perhapen ne gjithe Evropen Jugore. Mjekesia dhe elementet natyrore mbi te cilat varet plotesisht mjekimi ishin shkaku per studimin e bimeve, Kimise. Ne kete menyre qe te dyja keto studime vazhduan paralelisht ne dy menyra teresisht te ndryshme dhe keshtu dera e nje kohe te re per studimin e kesaj shkence u cel nga arabet. Mjafton te permendim per te vertetuar dijen e gjere arabe mbi mbreterine e bimeve se ata shtuan dy mije bime mbi ato te Zulefuredasit. Ka shume bime mjekesore ne farmacine e tyre te cilat greket nuk i paten pare as ne enderr.”

*         *         *

Sideo

“Gjate mesjetes, vetem arabet ishin mbajtesit standart per civilizimin.”

“Kur arabet fituan ekspertize ne Astronomi, ata i kushtuan vemendje te vecante shkencave matematike dhe fituan nje nivel te larte dije dhe po ashtu kane qene mesuesit tane ne kete fushe…. Kur ne konsiderojme te gjithe ate qe u transferua nga arabet tek latinet, ne mesojme se kjo u be e mundur vetem ne emer te Gerbert Silvester II, gjate kohes se te cilit midis 970-980 e.r, te gjitha ato shkenca qe ai i pati studiuar ne Andaluzi u futen ne Evrope.”

…” Kerkimi tone ndalon edhe mbi ligjin maliki, perderisa ne kemi pasur kontakte me Afriken, dhe Franca urdheroi njerezit e saj te ditur te perkthenin ne frengjisht librin e shkurter mbi Fikun (jurisprudence) te permbledhur nga Ishak bin Yakub (vdiq me 1242 e.r, libri i tij titullohet “Kitab-e-Khalil”)

…” Per plot gjashte qind vjet punimet e tij (Ibn Sines, Avicenes) mbizoteruan neper institucionet edukative ne Evrope. Libri i tij Al-Kanun (Kanuni) u perkthye ne pese volume dhe u rishtyp, meqenese procesi i mesimdhenies ne France dhe dhe Itali varej plotesisht tek ai.”

*         *         *

Martin Hjume ne ‘Populli Spanjoll’

“Sulltani Abd-er-Rahman ishte nje nga udheheqesit e derguar nga qielli per njerezit. I shpejte por edhe i kujdesshem ne keshilla dhe lufte, i paskrupull, krenar dhe i duruar, ai ishte po aq i gatshem te hakmerrej tmeresisht, sic ishte politikan dhe ne gjendje te falte kur i leverdiste. Berber dhe Jemenite njesoj u pajtuan ne mendimin se me ne fund ata kishin gjetur udheheqesin e tyre… Ai udhehoqi deri ne vdekjen e tij me 788, me ashpersine, diturine, dhe drejtesine te cilat bene token e tij me te organizuaren ne Evrope, dhe kryeqendren e tij me te bukuren ne bote.”

*         *         *

S.P. Skot (Scott) ne ‘Historia e Perandorise Maure ne Evrope.’

“Sidoqofte dija dhe shkenca ekzistonin
kudo pervecse ne Evropen katolike. Ne nje kohe kur mbreterit nuk dinin te shkruanin edhe te lexonin, nje mbret maur kishte nje biblioteke private prej gjashte mije librash. Ne nje kohe kur nentedhjete e nente per qind e kristianeve ishin plotesisht analfabete, qyteti maur i Kordoves kishte teteqind shkolla publike, dhe nuk kisht asnje fshat brenda kufijve te perandorise ku bekimi i edukimit nuk mund te gezohej nga femijet e fshatareve me te varfer,… dhe ishte e veshtire te takoje qofte edhe nje fshatar maur qe nuk dinte te lexonte dhe te shkruante.”

*         *         *

Thomson ne ‘Muslimanet ne Andaluzi’

“Evrope ishte teresisht ne terr pas perendimit te diellit, Kordova shkelqente nga llampat e rrugeve; Evropa ishte e piset, Kordova pati ndertuar nje mije banja;…, Kordova nderronte nderresat per dite; Evrope rrinte ne batak, rruget e Kordoves ishin te shtruara; Pallatet e Evropes kishin vrima per tymin ne tavan, arabeskat e Kordoves ishin te mrekullueshme; Fisnikeri Evropiane nuk mund te hidhte dot firmen, Femijet e Kordoves shkonin ne shkolle; murgjerit Evropiane nuk lexonin dot as sherbimin e pagezimit, Mesuesit e Kordoves paten krijuar nje biblioteke te dimensioneve Aleksandriane. (800 – 1000 e.r)

*         *         *


Dozy ne ‘Muslimanet ne Spanje’ 

“Kriminele dhe fanatike, lionezet shume rralle kishin meshire, kur ata pushtonin ndonje qytet zakonisht te gjithe banoreve u vinin shpaten. Tolerance te tille si ajo qe muslimaneve ndaj kristianeve nuk mund te pritej prej tyre.”

*         *         *

H. Kamen, ‘Inkuizicioni Spanjoll’

“Si rezultat i perpjekjeve te tij te egra (Kardinal Ksiemenes), permendet se ne 18 Dhjetor 1499 rreth tre mije maure u pagezuan nga ai dhe nje nga xhamite kryesore te Granades u konvertua ne kishe. ‘Te konvertuarit’ u inkurajuan qe te dorezonin librat e tyre Islam, disa mijera prej te cileve u shkaterruan nga Ksimenesi ne publik. Disa libra te rrale mbi mjekesine u ruajten per Universitetin e Alkales…(Ksimenes) thoshte se…mauret paten humbur cdo te drejte nen kushtet e kapitullimit (te Granades). Atyre tani duhej tu jepej e drejta per te zgjedhur midis pagezimit dhe perzenies… Ne Andaraks xhamia kryesore, ne te cilen ishin futur grate dhe femijet, u plas me barut… te gjitha librat ne arabisht, vecanerisht Kurani, u mblodhen per tu djegur… kardinal Ximenes:.. thuhet qe gjate fushates se tij te konvertimit mes maureve te Granades me 1500 te kete djegur ne sheshin publik te Vivarramblas mbi 1,005,000 volume, perfshi ketu dhe vepra unike te kultures maure.”

*         *         *

H.C.Lea, ‘The Moriscos of Spain.’

” ….qe varrezat te vendoseshin prane kishave ndryshonte nga xhamite, por kristianet e vjeter nuk do ndaloheshin neqoftese do te donin te varroseshin atje… kjo vazhdoi deri me 1591 kur doli urdheri se ata duhej te varoseshin brenda kishave, gje qe ishte aq pa kuptim per ta saqe pa marre parasysh asgje ata do te jepnin me teper se tridhjet mije dukate qe mbreti apo papa ti lejonte te varroseshin ne vend tjeter, madje edhe neper kodra.

“… Rrobaqepesit nuk lejoheshin te benin veshje dhe punime ari apo argjendarie sipas zakoneve te tyre (maure); banjot e tyre u ndaluan; te gjitha lindjet duhej te kontrolloheshin nga mami kristiane per te bere te sigurt se nuk kryhej asnje rit maur; carmatimi do te behej nga nje inspektim i rrepte i lejeve te armeve; dyert e tyre duhej te mbaheshin hapur ne ditet e festave, te premteve, te shtunave, dhe gjate martesave, per te bere te sigurt braktisjen e rriteve maure dhe kryerjen e atyre kristiane…po ashtu edhe emrat maure nuk lejoheshin te perdoreshin dhe ata nuk mund te mbanin ‘gacis’ apo maure te pa pagezuar qofshin te lire apo skllave.”