Kur flitet për konsumin e alkoolit jemi mësuar shpesh herë me shprehjet “është i lidhur me ..” “mund të jetë nga arsyet e ..”, por e vërteta është se deri më tani nëpër studime të ndryshme kurrë nuk është përmendur se alkooli lidhet drejtpërdrejtë me kancerin, madje me shtatë lloje të tij.
Këtë studim e ka publikuar revista “Varësia”. Sipas argumenteve të dhëna në kërkimin në fjalë, rezulton se alkooli është shkaktari kryesor i kancerit të fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, të zorrës, zorrës së trashë dhe gjirit (tek femrat).
Përse deri më tani nuk ka qenë i njohur si fakt?
E param, sepse mjekët janë shumë të kujdesshëm në përdorimin e shprehjes “shkakton në mënyrë të drejtpërdrejtë”, pasi duhen fakte dhe prova të forta për të gjetur lidhjen. Ndërkohë, ky kërkim ka sjellë fakte të pamohueshme të një pune studimore prej mëse një dekade të tërë.
Nga ana tjetër, dihet botërisht se shumë kërkues punojnë për politika të caktuara ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat ligjore edhe të kompanive të mëdha për prodhimin dhe shitjen e alkoolit.
A janë të predispozuar për kancer ata që konsumojnë alkool me masë?
Po! Të gjithë konsumatorët e alkoolit janë të rrezikuar. Ndërkohë, njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri.Pra, dhe një organizëm reagon ndryshe nga një tjetër. Kush më shumë e kush me pak, kush më herët e kush më vonë, në varësi të reagimit të imunitetit, do të shfaqen simptomat e kancerit.
Studimi në fjalë është një kundërpërgjigje ndaj atyre që pretendojnë se kanceri është një sëmundje misterioze dhe se nuk dihet se çfarë e shkakton realisht dhe se duket e paimagjinueshme se si një pije mund ta shkaktojë atë.
Sipas të dhënave, vetëm në vitin 2012 alkooli ka vrarë gjysmë milion njerëz në botë nëpërmjet kancerit dhe qindra mijëra të tjerë nga pasoja të ndryshme sociale: aksidente, krime në gjendje të dehur etj. /tesheshi.com/