Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazeten gjermane, “Bild” ku ka treguar detaje nga karriera e tij. Mustafi ka thënë ndihet si gjerman dhe se në të kaluaren e kishte refuzuar Bayern Munchenin.
“Isha i kërkuar nga shumë skuadra, Bayern Munchen, Frankfurt, Bremen por në fund pëlqeva kalimin te Hamburg. Unë kam lindur në Bad Hersfeld, Gjermania është shtëpia ime, prindërit dhe tërë familja jetojnë në Gjermani. Nga U15 e tutje unë kam kaluar në të gjitha nivelet e futbollit gjerman dhe ndihem plotësisht si gjerman” ka thënë Mustafi.
I pyetur për kalimin te Arsenali, mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka thënë se e ndjen peshën e shumës së madhe të paguar për të, shkruan Indeksonline.
“Sigurisht se 41 milionë euro janë shumë. Por kjo i përket marrëveshjes mes dy skuadrave, jo mua. Shifra e këtij transferi është një barrë e madhe për mua sepse kërkohet shumë nga unë, por mundohem këtë ta heqë nga mendja. Disa njerëz në shtëpinë time të dytë, në Gostivar të Maqedonisë jetojnë me nga 200 e 300 euro në muaj, por unë nuk mund të ndikojë diçka në këtë” deklaron Mustafi.
Kampioni i botës me Gjermaninë ka folur edhe për fenë islame dhe synimet e tij.
“Unë i kushtojë shumë rëndësi fesë islame. Falem pesë herë në ditë edhe si futbollist i Arsenalit, por këtë gjë nuk po mund ta bëj kur ka ndeshje të Ligës së Kampionëve sepse nuk gjej kohë. Një udhëtim në Mekë ishte objektiv i ime sepse këtë duhet ta bëj çdo musliman në jetën e tij” ka thënë Mustafi./Indeksonline/