Shkodran Mustafi, futbollisti me prejardhje nga Gostrivari që luan tek skuadra spanjolle e Valencias, është bërë kryelajm në shtypin spanjoll. Futbollisti nuk ka pranuar të flasë në konferencën për media pa e larguar birrën nga tryeza, sigurisht prej përmbajtjes së alkolit.
“Nuk dëshiroj të kem këtu shishe këtu”, i ka thënë Mustafi organizatorit të konferencës. Ndërkohë, kanë ndërhyrë gazetarët në sallë duke e cilësuar Mustafin si një besimtar mjaft të devotshëm . Por, pas insistimit nga ana e klubit, Mustafi vazhdoi konferencën megjithëse me çehre të ngrysur dhe mjaft nervoz.
Mediat spanjolle e kanë cilësuar si skandal këtë sjellje të Mustafit, por duke kanë shkruar se ai është krenarë që është musliman. Kjo ka shkaktuar një bujë të madhe mediatike anë e kënd globit.
Kjo video është e vitit 2015, por që tregon se ajo çfarë ka bërë Mavraj është diçka normale për besimtarët mysliman.