Tërheqja e celularit të ri të Samsung, ul çmimet e aksioneve

Kompania Samsung Electronics ka regjistruar rënie të konsiderueshme të çmimit të aksioneve pasi bëri të ditur se tërheq celularin më të ri, smartfonin Samsung Note 7.

Prodhuesi më i madh i telefonave celularë në botë javën e kaluar bëri të ditur se tërheq modelin e ri të smartfonit, pasi mbi 40 përdorues lajmëruan defekt, transmeton AA.

Bëhet fjalë, siç theksuan, për 2.5 milionë pajisje celulare me bateri jofunksionale, e cila shkakton zjarr nga mbinxehja e baterisë.

Disa kompani ajrore botërore paralajmëruan pasagjerët e tyre që në avionë të mos sjellin këtë model celulari.

Samsung blerësve të Note 7 i cili doli në treg në fund të muajit gusht dhe i cili kushton 680 paund, u ofroi zëvendësim.

Artikulli paraprakImami Bekir Halimi: "Le të jenë këto tërmete shkak që ti të fillosh faljen e Namazit"
Artikulli vijuesAmbasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite bënë haxhin pas pranimit të Islamit