Shkon në 86 numri i viktimave në sulmin e dyfishtë në Ankara

86 të vdekur dhe 186 të plagosur është bilanci i deritanishëm i dy shpërthimeve që kanë ndodhur sot paradite përpara stacionit të trenit, pikënisja e një tubimi paqësor për paqen, sipas deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë bërë pak minuta më parë.

Sot në mëngjes rreth orës 10, sipas orës lokale, në kryqëzimin e stacionit historik të trenit në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kanë ndodhur dy shpërthime të njëpasnjëshme.
Në ngjarje kanë humbur jetën 86 (62 në vendngjarje dhe 24 në spital) persona dhe janë plagosur mbi 186 të tjerë, ndërkohë që 28 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje janë dërguar menjëherë një numër i madh ambulancash.
Të plagosurit u transferuan në spitalet “Numune”, İbni Sina” dhe spitalet e tjera përreth.
Shpërthimet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në stacionin historik të trenit në kryeqytetin e Turqisë.
Shpërthimi ndodhi në pikënisjen e mitingut për “Paqe dhe Demokraci”, një tubim i planifikuar për t’u organizuar sot paradite në Ankara.
Dyshohet për një sulm kamikaz. Ka shqetësime për rritjen e numrit të të vdekurve dhe plagosurve.
Menjëherë pas ngjarjes Kryeministri Ahmet Davutollu mori informacione nga Ministri i Punëve të Brendshme Selami Altinok dhe Ministri i Shëndetësisë Mehmet Myezinollu (Mehmet Müzzinoğlu).
Davutollu thirri në rezidencën e Kryeministri për një mbledhje në orën 12.00 (me orën lokale) Zv.kryeministrin Akdoan (Yalçın Akdoğan), autoritetet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë, Shefin e Shërbimit Informativ (MIT) Hakan Fidan, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Lekesiz si dhe Prefekti i Ankarasë Kiliçlar (Kılıçlar).
Për shkak të shpërthimeve edhe Presidenti Erdoan ka anuluar programin e planifikuar për sot.
Lideri i Partisë CHP, Kemal Kiliçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) në daljen e parë publike pas sulmit deklaroi se ka anuluar të gjithë programin e parashikuar për ditën e sotme.

Artikulli paraprakKomuna bën asfalt për amerikanët, jo për banorët e “Arbërisë”
Artikulli vijuesKRAHËT E CUNGUAR