Mes të tjerash, organizatat qytetare kërkojnë edhe përfshirjen e tyre në negociatat eventuale mes liderëve të partive të Maqedonisë të cilat duhet të mbahen të premten në Vjenë.
Edhe gjatë të martës qytetarët e Shkupit dolën në protesta për të shfaqur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e të gjithë politikanëve nga ndjekja penale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sikur edhe ditët e kaluara, protesta filloi rreth orës 18:00 para godinës së Prokurorisë Speciale Publike në qendër të Shkupit, në shenjë mbështetjeje ndaj këtij institucioni. Më pas, prej këtu u nisën drejt godinës së Kuvendit, pastaj shkruan drejt godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që në fund të ndalen në afërsi të hapësirave të Info-qendrës së BE-së në Shkup dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku qytetarët e tubuar dëshironin të protestonin, por u parandaluan nga kordoni policor.
Qytetarët edhe sonte porositën se protestojnë kundër politikave të Qeverisë dhe kundër zgjedhjeve më 5 qershor. Mes të tjerash, organizatat qytetare kërkojnë edhe përfshirjen e tyre në negociatat eventuale mes liderëve të partive të Maqedonisë të cilat duhet të mbahen të premten në Vjenë.
Protestat mbahen pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për ndërprerjen e të gjitha procedurave të ngritura kundër politikanëve të cilët lidhen me përgjimet dhe krizën politike.
Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.