Cila është rruga e përmisimit të moraleve?

Cila është rruga e përmisimit të moraleve?

Përmisimi i moraleve kërkon përpjeke të mëdha dhe Allahu i madhëruar ka thënë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’I udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (El-Ankebut: 69) dhe në një hadith Profeti alejhi selam ka thënë: “Dituria arrihet duke mësuar dhe butësia arrihet duke u sjellur butë. Ai i cili përpiqet që të arrijë të mirën i jepet ajo dhe ai i cili përpiqet të ruhet nga e keqja ruhet prej saj.”. Muslimani duhet të përpiqet që të përfitojë morale dhe edukatë të lartë, e në të njëjtën kohë të largohet nga çdo ves dhe sjellje e ulët. Gjithashtu gjithmonë dhe përpara fillimit ai duhet ti kërkojë ndihmë Allahut, sepse moralet e larta dhe suksesi janë vetëm në Dorë të Allahut, i Cili është i vetmi që udhëzon në moralet e larta dhe i vetmi që largon veset.

E lus Allahun me të gjithë emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të përsosura që të na udhëzojë në moralet e larta dhe të ruajë nga veset!

Shejh Abdurrezak El-Beder – Allahu e ruajtë!

Artikulli paraprak9 obligimet kur merr abdes
Artikulli vijuesShoku i mirë dhe shoku i keq