Shokuese

Azbi NUREDINI

Ajo që sot u publikua përmes të ashtuquajturat bomba për zv kryeministrin e qeverisë njëherësh përgjegjës për implementimin e drejtë të Marveshjes së Ohrit dhe deputetes së zgjedhur nga populli është tronditëse!

Me këtë rast dua të apeloj te gjith ata që kanë ndikim dhe kan një normë njerzore ti shkarkojnë ti zhdukin menjëher këta faqe zi nga skena publike/politike.

Po ashtu u bëj apel gjith ish ushtarve të UÇK-së që të distancohen publikisht nga kjo udhëheqje e prisht dhe nga bdi.

Luftën e 2001-shit e bëmë kundër diskriminimit institucional të shqiptarëve dhe kundër gjith amoraliteteve politike,ndërsa tash shofim fakte shtesë se në emër të luftës tash e 14 vite jan instaluar në jetën politike edepsëzat,të pamoralshmit në krye të institucioneve kyçe dhe prandaj na doli që të jemi tash në vitin 2016 më keq se para konfliktit të vitit 2001!

Besoj se ska dilem askush se si duhet të veproj ndaj këtij grupimi bandit”politik”!

Një kohësisht i bëj thirje opozitës që të veproj dhe të bashkohet,të veproj e bashkuar në këto kushte të jashtëzakonshme politike që po kalon populli dhe shoqëria jonë.

Artikulli paraprakTrafikimi i emigrantëve vazhdon, 600 euro nga Gjevgjelia deri në Vaksincë
Artikulli vijuesSHKUP, GARË PËR TË NDIHMUAR FËMIJËT ME SINDROMËN DAUN