Fatimja dhe Katica merren me ‘shpullën e Zhernovskit”, “harrojnë” Monstrën dhe thymjen e këmbëve të burgosurve!

Per Fatime Fetain dhe Katicën, më e rëndësishme na qenka “shpulla (shuplaka) e Zhernovskit”, se të burgosurit e “Monstra” dhe thyerja e këmbëve të të burgosurve të rastit “lagjja e Trimave”, nga ana e policisë speciale!
A ju kujtohet se sa me eufori, (sikur edhe shumë gjëra tjera që i marrin si shqiptarë), e kishim pritur paraqitjen e prokurores Fatime Fetai. Puuuf…, përnjeherë plasi euforia në mesin e shqiptarëve…, se “Fatimja do t’i vë çelësin padrejësive ndaj shqiptarëve”, sidomos “skandaleve dhe rasteve të montuara gjyqësore!”. Sot, kjo eufori sikur është zbehur goxha, për të mos thënë se, njeriu euforinë e tillë gati se nuk sheh në mesin e shqiptarëve.
Pikërisht, Prokuroria Speciale, ku bën pjesë edhe Fatime Fetai, ama, në mënyrë shumë të dukshme, po heshtë dhe pothuajse nuk merret fare me skandalet e shumëta ku është e implikuar BDI-ja, sidomos kreu i saj më i lartë.
Nga ana tjetër, Prokuroria Special është shumë e impenjuar për hetimin e rasteve që kanë të bëjnë me maqedonasit, dhe sidomos me këtë rastin e ‘shpullës së Zhernovskit”.
Dhe, po t’i krahasosh këto raste, me rastet e montuara ndaj shqptarëve, tamam njeriu e nxjerrë në sipërfaqae “kantarin’ (peshoren) e Prokurorisë speciale, pothuajse njësoj si puna e ndihmave në Hasanbeg: Për mqedonasit nënë, e për shqiptarët njerkë!
Dua të them se euforia për Speciale dhe Fatimon, po bie, pesimizmi dhe zhgënjimi fatkeqësisht po e merrë përpjetzen. Fatkeqësisht… Edhe sa zhgënjeme e eufori do të na shoqërojnë?

(Marrë nga profili i facebook i Fejzi HAJDARI)

Artikulli paraprakIbrahimi i drejtohet Ahmetit, pleqëria pranë dhenve do të ishte mirë për ty
Artikulli vijuesTurqia me fushatë për mbledhjen e ndihmës për rajonet e përmbytura në rajonin e Shkupit