Shoqata e Veteranëve të UCK-së: Përsëritja e incidenteve ndëretnike sjell pasiguri

Shkup, 10 gusht- Shoqata e Veteranëve të UCK-së përmes një reagimi thekson se nuk mund të durohet përsëritja e vazhdueshme e incidenteve ndëretnike që po ndodhin në vendin tonë.

 
“Dukuria e nxitjes së të rinjve sllavomaqedonas, që të përdorin mjetet e ftohta, kundër të rinjve shqiptarë, na irriton e detyron që të ndërmarrim masat e vetëmbrojtjes.
 
Nuk mund të durohet heshtja e organeve të rendit, vetëm me deklaratat e zëdhënësve e analistëve!
 
Përsëritja e fenomenit të sulmit me thika, mund të thellojë padurueshmërinè e pasigurinë ndëretnike në vend e rajon.”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Veteranëve të UCK-së.
 
Artikulli paraprakGjendet trupi i pajetë i Rinës, e zhdukur nga përmbytjet katastrofale në Shipkovicë
Artikulli vijuesREVOLTOHET SLIMANI, JAM MUSLIMAN DHE NUK E DUA ALKOOLIN