Shoqata NUN ka ngritur një iniciativë për ndihmë ndaj banorëve të Tetovës

0
197

Shkup, 4 gusht- Shoqata NUN nga Shkupi ka ngritur një iniciativë për t`i dal në ndihmë banorëve të Tetovës, të cilët mbrëmë përjetuan një fatkeqësi natyrore. 

 
“Sikur jeni informuar dje mbrëmje malësia dhe disa fshatra rreth Tetovës janë goditur me një vërshim dhe përmbytje. Si pasojë janë mbytur disa njerëz dhe janë rrënuar shumë shtëpia, është prishur rruga dhe ju mungon uj i pishëm. Ne kemi nisë një iniciativë për tu dal në ndihmē popullit të atjeshëm. Bashkë e bëjmë më mirë dhe më shpejtë.
 
Për info me detaje +38970 763 143”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.