Përfaqësues të Komitetit të Nobelit sot në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë e shpallin vendimin për Çmimin Nobel për Paqe, për vitin 2015.
Në mesin e 273 kandidatëve të propozuar, nuk ka favorit të qartë.
Në mesin e kandidatëve janë kancelarja gjermane, Angela Merkel, Papa Françesk, dy persona të moshuar, që i kanë mbijetuar sulmet me bombë atomike të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1945 në Hiroshimë dhe Nagasaki, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, e të tjerë.
Dy japonezët e moshuar janë nominuar për aktivitetin e tyre në ndaljen e armatimit atomik.