Shpërndahen monedha false 50 eurosh në Mitrovicë

Monedha 50 euro të falsifikuara janë shpërndarë në qytetin e Mitrovicës, ndërsa kërkohet nga qytetarët vëmendje më e shtuar në këtë drejtim.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka sqaruar për KosovaPress se rastet që ndërlidhen me këto monedha, tani veç janë duke u hetuar nga policia.
 
“Janë iniciuar tre raste brenda dy javëve të fundit që kanë të bëjnë me monedha të falsifikuara në vlerë prej 50 euro, dhe këto raste po hetohen”, ka thënë Zahiti, duke mos precizuar sasinë e tyre.
 
Ai ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë këmbimit të parave, me qëllim që të mos bien viktimë e këtyre mashtrimeve./Express
Artikulli paraprakTony Blair fut në grindje Serbinë me Rusinë
Artikulli vijuesShmangen zgjedhjet e reja në Prishtinë, miratohet buxheti