Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpërthyer në një fjalim të tij para 20 vendeve më të pasura të botës, ku ka deklaruar se humanizmi po mbytet në det.
“Vendet europiane të cilët e kanë shndërruar si një varr Mesdheun, i cili është djepi i qytetërimeve më të lashta në botë. Ata janë partnerë në mëkatin e çdo refugjati që ka humbur jetën”, ka theksuar ai, duke se: “Një fëmijë 3 vjeç u gjend në bregdetin tonë nga një anije që transportonte refugjatë dhe që u mbyt në Mesdhe. A nuk do ta japë e gjithë njerëzia llogari për këtë fëmijë 3 vjeç që u gjend në brigjet tona?!”, pyeti retorikisht Erdogan.
Duke folur në Samitin Ekonomik të vendeve të zhvilluara, ai tha se ka humbur njerëzimi dhe se Perëndimi ka në mendje vetëm ekonominë. Presidenti turk tha më tej Erdogan u shpreh më tej: “Me keqardhje dua të shpreh se vendet perëndimore nuk kanë treguar, nuk kanë mundur të tregojnë ndjeshmërinë ndaj kësaj problematike e cila duke filluar që nga kufijtë jugorë të vendit tonë, bashkë me Sirinë dhe Irakun, si një këmishë prej zjarri djeg shumë vende të tjera”.
Sipas tij, G20 nuk duhet të funksionojë vetëm si një bazë e bashkëpunimit ekonomik. “Jemi të detyruar të themi që G20 në të njëjtën kohë të kontribuojë edhe për paqen dhe stabilitetin global. Sepse po nuk u sigurua paqja, qetësia, mjedisi i sigurtë në nivel global, është e pamundur që të arrihen objektivat ekonomike”.
Duke shtjelluar dramën e refugjatëve, Erdogan tha më tej se ata që mbyten në Mesdhe nuk janë vetëm refugjatët, por edhe njerëzimi ynë. “Në Mesdhe po mbyten edhe vlerat. Çdo refugjat që braktiset në mëshirë të fatit, madje duke i mbytur anijet me qëllim e duke i dërguar drejt vdekjes, keqtrajtimi jo-njerëzor në kufij ndaj tyre, janë një tregues i kësaj të vërtete të hidhur. Çdo njeri hap një plagë të thellë në shpirtrat tanë. Madje ne nuk vërejmë, nuk kemi dëgjuar as edhe një shenjë të pendimit nga ato që i braktisin këto njerëz drejt vdekjes në Mesdhe dhe në Egje”, shtoi presidenti turk.
Duke u kthyer tek situata në Lindjen e Mesme, Erdogan ka kërkuar një ndërhyrje urgjente për të sjellë paqen.
“A e dini se çfarë bëhet atje? Po ua shpreh hapur: në Libi, Irak ka naftë, dhe po përvetësojnë naftën atje’. A nuk qëndron kjo që po them tani? 80 përqind e naftës së Irakut është në dorën e Perëndimit. Ata e drejtojnë, ata nga atje marrin ajkën e arit të zi. Dhe thonë “20 përqind merre ti përdore”. E njëjta gjë është edhe për Libinë. Teksa të gjitha këto të vërteta janë në shesh, duhet të themi që e gjitha kjo është e papranueshme”.
Erdogan ka bërë thirrje për riformulinin e institucioneve të OKB-së në mënyrë që të mos e kenë 5 vende të drejtën e vendosjes për shtetet e tjera.
“Fati i afërsisht i 200 shteteve, nuk mund të ndodhet në buzën e një prej këtyre 5 vendeve. Kur unë i them këto gjëra, nga media botërore lançohen gjithmonë si e ‘të këqia’ që e ka thënë Erdogan. Shumë mirë, jepini lançojini keq. Unë gjatë gjithë jetës sime do të vazhdoj të shpreh atë që është e drejtë”.