Të paktën dy persona humbën jetën në shpërthimin në rajonin e Herat-it në perëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Herat, Abdurauf Ahmadi për AA deklaroi se bomba e cila shpërtheu ka qenë në një karrocë. Ai tha se dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.