Shpërthim në Beograd, një i vdekur

Burri i paidentifikuar hyri në ëmbëltore dhe aktivizoi bombën e dorës në ora 12:38. Në vendngjarje janë ekipet e emergjencës dhe policisë

 

BEOGRAD (AA) – Sot rreth orës 12.30 pasdite, në qendër të Beogradit, në një ëmbëltore që dikur ishte në pronësi të ish ministrit Bratislav Petkoviç, një burrë i paidentifikuar aktivizoi bombën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Burri i paidentifikuar hyri në ëmbëltore dhe aktivizoi bombën e dorës në ora 12:38. Në vendngjarje janë ekipet e emergjencës dhe policisë. Nga shpërthimi i bombës, nuk ka të lënduar të tjerë”, thuhet në deklaratën e Minstrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ish ministri i kulturës dhe këshilltar i kryeministrit për kulturën, aktualisht kryetar i Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë Bratislav Petkoviç, jeton në një ndërtesë aty pranë.

Artikulli paraprakLiga Arabe hedh poshtë federalizimin e Sirisë
Artikulli vijues“Në çdo 3 minuta një person bëhet refugjat”