Një bombë e fuqishme ka shpërthyer nga një veturë jashtë ndërtesës së policisë në Cizre, në jug lindje të Turqisë, ndërsa raportohet për nëntë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.
Shumë njerëz i ka kapluar paniku nga frika se mund të vriteshin apo të plagoseshin, raportojnë mediat.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar.
Është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmit.