“Shpërthimet në Bruksel”, nuk ka informata për persona të lënduar nga Maqedonia

Në mëngjesin e sotëm një seri shpërthimesh eksplozive e kanë tronditur Brukselin e Belgjikës, në të cilat, sipas informative të fundit, të paktën 17 persona kanë humbur jetën, ndërkaq dhjetëra të tjerë janë plagosur, transmeton Portalb.

Në Belgjikë jeton një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Maqedonisë, por nga Ambasada thonë që deri më tani nuk ka ndonjë informatë për të plagosur ose të vdekur nga Maqedonia.

Ashtu siç njoftojnë për “Meta” nga Ambasada e  Maqedonisë në Bruksel, nëpër qytet vazhdimisht dëgjohen sirenat e automjeteve të policisë dhe të ndihmës së shpejt, situata është e tensionuar.

Pas shpërthimeve të para në aeroportin “Zaventem”, sot paradite ndodhi edhe një shpërthim tjetër në stacionin e metros Malbek në kryeqytetin belg, në afërsi të institucioneve të BE-së, njofton televizioni belg RTBF.

Mediat perëndimore njoftuan se para shpërthimeve në aeroport janë dëgjuar të shtëna armësh dhe thirrje në gjuhën arabe. /Portalb

Artikulli paraprakAvionët që kishin planifikuar uljen në Bruksel do të përdorin aeroportet në Holandë
Artikulli vijuesNdiqni ngjarjet e fundit LIVE nga Brukseli (VIDEO)